Ballina Aktualitet Rajoni Zgjedhjet në Bullgari, një grua e hëngri fletën e votimit në vend...

Zgjedhjet në Bullgari, një grua e hëngri fletën e votimit në vend që ta fuste në kuti

Ministria e Brendshme bullgare tha se deri dje pasdite janë pranuar 847 raporte për shkelje të pretenduara të ligjit zgjedhor gjatë zgjedhjeve të djeshme parlamentare dhe presidenciale. Mediat bullgare raportuan një incident në një qendër votimi në Sofje, ku një grua 74-vjeçare mori një fletë votimi dhe e hëngri në vend që ta fuste në kutinë e votimit. Gruaja ka refuzuar t’ua dorëzojë fletën e votimit anëtarëve të komisionit zgjedhor, të cilët vrapuan pas saj nëpër shkallë, para se ta përtypte dhe gëlltiste atë, njofton “Sofia Globe”, transmeton Tetova News.

Sipas portalit Dnes, kryetarja e këshillit zgjedhor në atë vendvotim, Snezhana Koleva, ka deklaruar se qytetarja nuk ishte e kënaqur me zgjedhjen e saj dhe ka kërkuar një fletëvotim tjetër dhe kur i është shpjeguar se nuk mund të marrë tjetër, ajo ka ngrënë fletën e votimit në prani të policisë. Të gjithë punonjësit e policisë kanë qenë dëshmitarë të gëlltitjes së fletës së votimit dhe Koleva, siç tha ajo, ka kërkuar ndihmë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku ka marrë udhëzim që të shënojë në procesverbal se fleta është ngrënë.

Televizioni Kombëtar Bullgar raportoi se rregullorja zgjedhore nuk përmban udhëzime për komisionet zgjedhore se si të reagojnë në një rast të tillë, por se fletëvotimi i munguar nuk do të ndikonte në vlefshmërinë e zgjedhjeve sepse komisioni zgjedhor e dinte se çfarë kishte ndodhur me të.

@tn.lajmelokale
@tetovanews