Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Bllokohen 6 lokale, nuk jepnin kupon tatimor dhe nuk i respektonin masat...

Bllokohen 6 lokale, nuk jepnin kupon tatimor dhe nuk i respektonin masat kundër kovidit (VIDEO)

MPB njoftoi se gjatë ditës së djeshme në bashkpunimin me Drejtorinë për të Ardhura publike dhe Inspektoratin Shtetëror tëi Tregut gjatë një aksioni kanë mbyllur gjashtë objekte gastronomike, pasi nuk kanë dhënë faktura tatimore, nuk I kanë respektuar masat antikovid, nuk kanë pasë liçencë për të punuar si sigurim dhe parregullsi të tjera. Në njërin nga lokalet kanë gjetur 27 që nuk kanë pas certifikatë vaksinimi.

MPB

“Më datën 11.12.2021 rreth orës 01:00 është realizuar kontroll aksional në më shumë objekte gastronomike (diskoteka dhe klube nate) për të cilat kishte njohuri se në punën e tyre ka parregullësi, siç janë mosdhënia e llogarive fiskale, lëshim i personave pa certifikatë për vaksinim, mos respektim të protokoleve për ballafaqim me Covid-19, prezencë të personave të mitur në objekte, mosposedim të licencës të punës për persona të sigurimit…”

Nga Ministria e Brendëshme bëjnë të ditur se për të gjithë të arrestuarit do të miren masat adekuate në përputhje me ligjin, ndërsa për të tjerët do të shqiptohen gjoba me para të cilët nuk kanë respektuar protokolet anti kovid.

Samir Mustafa /SHENJA/

Artikulli paraprakPërplasen nga një automjet me targa zvicerane dy policë në Negotinë
Artikulli tjetërSPB-Tetovë dhe inspektorët u vunë drynin 3 lokaleve