Ballina Bota Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19

Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Covid-19

Qeveria italiane e drejtuar nga kryeministri Mario Draghi pritet të aprovoj sot, 14 dhjetor, një vendim të rëndësishëm mbi kohëzgjatjen e gjendjes së emergjencës pandemike kombëtare.

Më 31 dhjetor 2021 është afati i përfundimit të saj, e vala e katërt e infektimit nga Covid 19, e ka bërë të detyrueshme marrjen e një vendimi të ri.

Në pamundësi për të tejzgjatur gjendjen e jashtëzakonshme aktuale, zërat mediatike nga burime të selisë së kryeministrisë italiane zbardhin tre rrugë të mundshme; miratimin e një drafti të ri ligjor që do të shpall një gjendje të re të jashtëzakonshme shëndetësore me afat të ri kohor; një amendament me masa të reja që është në diskutim në parlament; ose futjen e një normative të re në draft ligjin që pritet të aprovohet nga qeveria në këtë fund vit për të përballuar situatat emergjente kombëtare mes të cilave dhe këto probleme juridike, raporton oranews.

Debati politik mbi vendimin e ardhshëm të qeverisë ka vënë përballë të djathtën e të majtën italiane.

Artikulli paraprak25-vjeçarja nga Tetova ndalohet në rrugën e Kodrës së Diellit, drejtonte „xurxull“ makinën dhe nuk iu bind urdhërit të policisë
Artikulli tjetërA jetojmë brenda një simulimi, apo në një botë reale?