Ballina Shëndeti Koronavirusi Konfirmohen pesë raste me Omicron në Mal të Zi

Konfirmohen pesë raste me Omicron në Mal të Zi

Pesë raste të llojit Omicron të koronavirusit janë konfirmuar zyrtarisht në Mal të Zi, njoftoi më 16 dhjetor Instituti i Shëndetit Publik.

Të gjithë të infektuarit janë me shëndet të mirë të përgjithshëm dhe me simptoma të lehta, thuhet në njoftim.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë konfirmuar 187 raste të reja me koronavirus dhe dy persona kanë vdekur si pasojë e virusit, njofton Instituti i Shëndetit Publik.

Në Mal të Zi anë gjithsej 1812 raste aktive me COVID-19, më së shumti në Podgoricë- 693.

42.8 për qind e popullatës janë të vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës ndërsa rreth 10.5 për qind e qytetarëve janë imunizuar me dozën e tretë.
Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu kontrolle të intensifikuara të zbatimit të masave në këtë fundjavë, veçanërisht në qendrat turistike dimërore.

@tn.lajmelokale
@tetovanews