Ballina Sport Mbappe: E ardhmja? Sido të shkojë, do të luaj në një klub...

Mbappe: E ardhmja? Sido të shkojë, do të luaj në një klub të madh

Gjatë merkatos së verës u përfol shumë për një kalim të Kylian Mbappe në radhët e Real Madrid, një dëshirë e madrilenëve për të transferuar një nga sulmuesit më të mirë në treg.

“Los Blankos” provuan deri në çastet e fundit por nuk mundën dot ta shkëpusnin sulmuesin francez nga PSG.

Kjo histori nuk ka mbaruar dhe është e destinuar të vazhdojë sërish, me madrilenët që nuk heqin kollaj dorë nga lojtarët e dëshiruar.

Në një intervistë protagonisti kryesor i gjithë kësaj zhurme, Mbappe ka treguar se nuk e ka mendjen te transferimi në Spanjë, por është i përqendruar te skuadra e tij ku ai aktivizohet aktualisht.

Megjithatë, sulmuesi francez është i bindur se punët do të shkojnë mirë edhe nëse transferohet në “Santiago bernabeu” apo jo, përsëri ai do jetë pjesë e një klubi të madh me më shumë histori.

“Nuk është e lehtë të flas mbi temën e transferimeve, sido të shkojnë punët unë e di se do të jem pjesë e një skuadre të madhe. Në fillim njerëzit donin të dinin nëse isha i zhgënjyer që nuk u bashkova me Realin. Epo, në fillim isha pak i zhgënjyer sepse doja të largohesha dhe të provoja një eksperiencë të re, por më pas kuptova se gjithsesi nuk do të isha pjesë e ndonjë klubi të ligës së tretë. Jam në një klub ku synohet Champions League dhe unë jam parisien. Këtu është familja dhe këtu janë miqtë e mi. unë gjithmonë e kam pranuar se te PSG ndjehem mirë”, ka deklaruar Mbappe. /f.a/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews