Ballina Bota Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti...

Ndërron jetë senatori amerikan, postimi i tij i fundit në Twitter: Zoti e bekoftë Kosovën dhe SHBA-të

Është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-senatori amerikan dhe ish-kandidati për President, Bob Dole. Ish-senatori ka ndërruar jetë gjatë kohës që ishte në gjumë dhe ende nuk dihen shkaqet e sakta të kësaj humbjeje.

Vdekja e Dole u konfirmua nga Fondacioni Elizabeth Dole dhe familja e tij përmes një deklarate të dielën.

Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës.
Senatori Bob Dole shërbeu për dekada të tëra në Kongres, ishte udhëheqësi republikan i Senatit, fitoi emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit 1996 dhe pas humbjes qëndroi aktiv në politikë për shumë vite të tjera.
Dole kishte shërbyer në Luftën e Dytë Botërore ku ishte plagosur rëndë në Itali.

@tn.lajmelokale
@tetovanews