Ballina Kronika Ndodh dhe kjo: Burri arrestohet nga Policia pasi po merrte dozën e...

Ndodh dhe kjo: Burri arrestohet nga Policia pasi po merrte dozën e 9-të të vaksinës Covid

Një burrë u arrestua të dielën mbrëma në qendrën e vaksinimit pranë Charleroi në Belgjikë, teksa po përgatitej të merrte dozën e nëntë të vaksinës për koronavirusin.

Punonjësit shëndetësor e kuptuan se e kishin parë më parë dhe pas një hetimi arritën në përfundimin se ai ishte vaksinuar tashmë tetë herë me identitete të ndryshme, siç raporton gazeta “L’Avenir”.

Vlerësohet se ai ka marrë shpërblim nga ata në vendin e të cilëve është vaksinuar.

VIDEO bonus:

https://youtu.be/kVP6rpHNEzA

@tn.lajmelokale
@tetovanews