Ballina Bota Omicron pritet të bëhet varianti dominues në Mbretërinë e Bashkuar

Omicron pritet të bëhet varianti dominues në Mbretërinë e Bashkuar

Një ekspert i Mbretërisë së Bashkuar ka shprehur shqetësim se varianti Omicron po përhapet më shpejt se varianti Delta dhe për momentin mund të ketë rreth 1000 raste në Britani me variantin e ri. Sipas tij, Omicron do të bëhet varianti më dominues brenda javës ose muajit të ardhshëm.

“Herën e fundit që ne u përballëm me një shpërthim të madh të koronavirusit, ishte 130 vite më parë dhe ai virus ende qarkullon, ne infektohemi rregullisht, çdo tre deri në gjashtë vite, dhe në thelb ai virus shkakton vetëm ftohjen e zakonshme.

“Ne do të infektohemi vazhdimisht me Covid, do të infektohemi vazhdimisht me variante të reja, por në përgjithësi këta viruse do të jenë thjesht një tjetër shkak i ftohjes së zakonshme dhe në atë pikë, ne nuk duhet të shqetësohemi më.”

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 10,464,389 raste dhe 145,605 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews