Ballina Shëndeti Koronavirusi Po vjen Omicron, mjeku: Kategoria e njerëzve që rrezikohet nga super-varianti

Po vjen Omicron, mjeku: Kategoria e njerëzve që rrezikohet nga super-varianti

Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi transmetueshmërinë e lartë të mutacionit të Omicron. “Asnjë variant i koronavirusit që shkakton Covid-19 nuk është përhapur aq shpejt sa Omicron” deklaroi OBSH.

Rastet me Omicron janë zbuluar në 77 vende. “Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë kurrë më parë në asnjë variant tjetër” shpjegoi OBSH.

Mjeku Paul Burton paralajmëroi sot se numri i madh i rasteve të variantit të ri Omicron në kombinim me Deltën ekzistuese rrit rrezikun e një super-varianti të ri. Një eventualitet i tillë, megjithëse i rrallë, mund të ndodhë kur të dy mund të infektojnë dikë në të njëjtën kohë.

Sigurisht që ka një shans” tha ai, duke shtuar se njerëzit me imunitet të kompromentuar mund të strehojnë të dy viruset. Kur u pyet nëse kjo mund të çojë në një variant më të rrezikshëm, ai tha “me siguri mundet“.

Megjithatë, vlen të theksohet se frika e ngjashme u shpreh edhe disa muaj më parë, kur rastet me Delta dhe Alfa qarkullonin në të njëjtën kohë, por parashikimet për krijimin e një supermutacioni të ri nuk u vërtetuan./ Abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews