Ballina Bota Prej sot, test për këdo që hyn në Zvicër, përfshirë edhe të...

Prej sot, test për këdo që hyn në Zvicër, përfshirë edhe të vaksinuarit kundër koronavirusit

Autoritete zvicerane tashmë kanë vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në shtetin helvetik. Nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht. Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19, pas paraqitjes së variantit të ri Omicron.

@tn.lajmelokale
@tetovanews