Ballina Bota Presidentja e KE-së: Progres kundër COVID, kemi hyrë në fazën e bashkimit

Presidentja e KE-së: Progres kundër COVID, kemi hyrë në fazën e bashkimit

epa09645800 European Commission President Ursula von der Leyen addresses a media conference after an EU Summit in Brussels, Belgium, 17 December 2021. EPA/Geert Vanden Wijngaert / POOL

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Europa ka bërë progres në përballjen me pandeminë.

Ajo është shprehur se për herë të parë në histori është krijuar një plan rimëkëmbje i financuar nga BE, për të ndihmuar çdo shtet anëtar të rimëkëmbet nga kriza dhe të riformojë ekonominë e tij.

“Në dy vitet e fundit Evropa ka bërë një hap të ri përpara, duke zhvilluar përgjigjen e saj ndaj pandemisë. Për herë të parë në historinë tonë ne kemi bashkuar forcat për të prodhuar dhe blerë vaksina për të gjithë evropianët. Falë kësaj zgjedhjeje sot kemi të gjitha dozat e nevojshme për të përballuar valën e katërt të pandemisë.

Dhe për herë të parë në histori ne kemi krijuar një plan rimëkëmbjeje, të financuar nga Bashkimi Evropian, për të ndihmuar çdo shtet anëtar të rimëkëmbet nga kriza dhe të riformojë ekonominë e tij. Ne e quajtëm atë ‘Next GenerationEU’. Me këto dy vendime ne kemi hyrë tashmë në një fazë të re në historinë e Bashkimit”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një aktivitet, raporton BBC.

@tn.lajmelokale
@tetovanews