Ballina Bota SHBA: Varianti i ri i COVID rrezikon prodhimin botëror

SHBA: Varianti i ri i COVID rrezikon prodhimin botëror

Sekretarja Amerikane e Tregtisë Gina Raimondo deklaroi se është e shqetësuar që varianti Omicron mund të ushtrojë në të ardhmen presion mbi kanalet furnizuese globale. Ajo tha se shumë punonjës nuk po shkojnë në punë në SHBA, për shkak të zbulimit të variantit të ri dhe që kjo ka ndikuar një pjesë të bizneseve prodhuese.

Përhapja e variantit Delta vitin e kaluar ndikoi në përkeqësimin e zinxhirët furnizues global. Shumë kompani në Azi vitin e kaluar u mbyllën. Sekretarja mendon që tregjet botërore rrezikohen dhe nga shpërthimet e virusit nëpër qendrat e punës.

Shpërthimet e Omicron mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve dhe humbjen e vendeve të punës. Kompanitë amerikane të makinave vitin e kaluar për herë të parë që nga viti 1970 ndaluan prodhimin për shkak të mungesës së çipave. Sekretarja e Tregtisë tha se nuk do ishte e shqetësuar nëqoftëse ishte vaksinuar 95% e popullsisë.

Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell mendon se mungesa e materialeve ka pasur një ndikim të madh në inflacion. Ai tha se është e pamundur që të parashikosh dhe të analizosh mungesën e produkteve në tregun botëror.

Tregjet botërore kanë nisur të hapen në mënyrë më të ngadaltë seç pritej deklaroi Joshua Bolten, që është CEO i një lobi drejtuesish amerikanë. Ai mendon që një faktor tjetër që ka ndikuar në tregjet e furnizimit është rritja e çmimit të lëndëve djegëse. / abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews