Ballina Sport Shqiptari shpallet kampion bote në peshëngritje

Shqiptari shpallet kampion bote në peshëngritje

Briken Calja është shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes. Shtangisti shqiptar arriti të ngrejë 156 kg me stilin e shkëputjes duke kaluar kështu rivalin e tij tajlandez.

Calja e nisi me 152 kg, duke e ngritur pa probleme, po ashtu edhe peshën 154 kg. Për të shkuar në provën finale, teksa ngriti 156 kg, si akush tjetër dhe shpallet kampion bote.

Gjithashtu, Qerimaj ka zënë vendin e katërt në stilin me shkëputje.
Erkand Qerimaj e nis konkurrimin me 150 kg, duke e realizuar me sukses këtë provë hapëse. Më pas, ai tenton 153 kg, por nuk e ngre dot këtë peshë në përpjekjen e dytë. Gjithsesi, shkodrani ia del mbanë të ngrejë 153 kg në provën e tretë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews