Ballina Kronika SPB-Tetovë dhe inspektorët u vunë drynin 3 lokaleve

SPB-Tetovë dhe inspektorët u vunë drynin 3 lokaleve

Më datë 11.12/12.12.2021, gjatë periudhës prej 21.00 deri 02.00, nga policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë në koordinim me inspektorët, është kryer kontroll në 12 objekte hotelerike në rajonin e Gostivarit.

Në to, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, janë gjetur gjashtë persona të cilët nuk kanë poseduar certifikatë për vaksinë anti-Covid dhe një person ka dorëzuar certifikatë të një personi tjetër, transmeton TV21.

Tre nga objektet hotelerike janë mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të parashtrohet kallëzime përkatëse./TV21

Video bonus:

https://youtu.be/yHhijLJKR7Y

Video bonus:

https://youtu.be/Qu0vdXCscFw

@tn.lajmelokale
@tetovanews