Ballina Aktualitet Ekonomi ‘The Economist’ kurorëzon Draghin: Italia, shteti i vitit!

‘The Economist’ kurorëzon Draghin: Italia, shteti i vitit!

Revista angleze “The Economist” ka kurorëzuar Italinë si “Shteti i Vitit”. “Ka ndryshuar me Mario Draghin, një kryeministër kompetent dhe i respektuar ndërkombëtarisht dhe nuk mund të mohohet se ai është më i mirë se një vit më parë”, thuhet në artikull.

Për këtë arsye “stabiliteti i vendit do të ishte në rrezik, nëse Draghi do të largohej nga posti i tij për t’u bërë President i Republikës”.

E përjavshmja informative politiko-ekonomike në anglisht, e cila ia jep çmimin, jo vendit “më të madh, më të pasur apo më të lumtur”, por atij që “është përmirësuar më shumë në vitin 2021”, zgjedh Italinë – lexohet në artikull – “jo për aftësitë e futbollistëve të saj, që fituan Kampionatin Evropian, as për yjet e saj të muzikës, që fituan Eurovizionin, por për politikën e saj”.

Një shumicë e madhe mbështet një program reformash të thella, veçanërisht me “Mario Draghin, një kryeministër kompetent dhe të respektuar ndërkombëtarisht”. Por jo vetëm. “Për një herë, – vazhdon “The Ecocomist”, – një shumicë e madhe e politikanëve italianë kanë varrosur dallimet e tyre për të mbështetur një program reformash të thella”, që duhet t’i lejojë Romës të marrë “fondet që i takojnë sipas planit pas rimëkëmbjes – pandemia e BE”.

Vlerësim bëhet edhe për strategjinë e zbatuar kundër Covid-it dhe për ringritjen ekonomike. “Shkalla e vaksinimit të Italisë kundër Covid, është ndër më të lartat në Evropë. Dhe pas një viti të vështirë 2020, ekonomia e saj po rimëkëmbet më shpejt se ajo e Francës apo Gjermanisë.”

“The Economist” megjithatë thekson se ekziston “rreziku që kjo valë e papritur e qeverisjes së mirë mund të kthehet disa vite prapa. Draghi mund të bëhet president i Republikës, një pozicion më përfaqësues dhe një kryeministër më pak kompetent, mund ta pasojë atë”, – specifikon artikulli.

@tn.lajmelokale
@tetovanews