Ballina Bota Tronditet Austria nga një tragjedi e pabesueshme që ka ndodhur natën e...

Tronditet Austria nga një tragjedi e pabesueshme që ka ndodhur natën e 23 dhjetorit në qytetin e vogël Vorderweißenbach

Austria është e tronditur nga një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme

Vorderweissenbach – Teksa kërkonte prindërit e tij, një fëmijë dyvjeçar në Austri ngriu për vdekje. Sipas informacioneve të agjencisë gjermane të shtypit, djali është larguar nga shtëpia natën kur prindërit 31 dhe 28 vjeç kanë qenë për vizitë tek fqinjët. Rreth orës 5 të mëngjesit të së enjtes, fëmija u gjet i pajetë në afësi të garazhit të fqinjëve. Sipas informacioneve të gazetës Bild, ai u tha se ishte veshur vetëm me pizhame. Çdo ndihmë erdhi shumë vonë për djalin. Të pasuksesshme kanë qenë edhe tentativat për reanimim nga mjeku i urgjencës, transmeton Tetova News sipas mediave austriake.

Një tragjedi e tmerrshme ndodhi natën e 23 dhjetorit në qytetin e vogël Vorderweissenbach (200 kilometra larg Vjenës) në Austrinë e Epërme, pranë kufirit me Çekinë. Një djalë i vogël, Simon, ishte vetëm në shtëpi. Dy vjeçari u vu në gjumë nga prindërit, dhe ata shkuan për vizitë te fqinjët duke marrë me vete një monitor për fëmijë për rastet urgjente, i cili si duket nuk funksionoi, nuk i alarmoi.

Babai (31) dhe mamaja (27) pas kthimit nga fqinjët nuk e kishin vënë re që djali ishte larguar nga shtëpia, pasi derën kryesore e kishin lënë të pakyçur me çelës.Ata ranë në gjumë dhe vetëm në 5 të mëngjesit e kuptuan se fëmija nuk ishte në shtrat.
Çka ndodhi me djalin? Ndërsa prindërit ishin te fqinjët, atij i doli gjumi dhe u vu në kërkim të tyre. Pasi dera kryesore ishte pa çelës, ai doli në oborr. Temperatura ishte -10 dhe ai ishte i veshur vetëm me pizhame, ndërsa jashtë ishte natë e akullt dhe errësirë. Në errësirë dyvjeçari humbi orientimin e tij dhe nuk mundi të gjejë rrugën e kthimit.

Kur prindërit e kuptuan se ai nuk ishte në shtrat, ishte tepër vonë. Vetëm rreth orës 5 të mëngjesit ata zbuluan djalin tepër hipotermik dhe të palëvizshëm përpara garazhit. Të gjitha masat e ndihmës së parë ishin të pasuksesshme.. Simoni dy vjeçar thjesht donte të gjente prindërit e tij. Kjo i kushtoi atij jetën e njomë. Ai ngriu për vdekje – vetëm pak metra larg shtëpisë së tij – në natën e akullt.

“I gjithë vendi është i tonditur, ne jemi pafundësisht të trishtuar”, tha kryebashkiaku Leopold Gartner, i paaftë për të kuptuar dramën e tmerrshme. Familja e re njihet në qytetin e vogël. “Gruaja është shtatzënë, së shpejti pritet fëmija i dytë”, tha shefi lokal në një intervistë për “Heute”, transmeton Tetova News sipas mediave austriake.

Tani do të bëhet gjithçka për të qëndruar pranë dhe për të ndihmuar familjen e re në këto momente të vështira. Babai (31) dhe nëna (28) janë natyrisht në shok. Në mbrëmje ata ishin me fqinjët dhe kishin me vete një monitor për bebe. Megjithatë, ende nuk mund të thuhet se kur është larguar fëmija nga shtëpia./Përgatiti Tetova News

@tn.lajmelokale
@tetovanews