Turqia ka dalë nga tregu i bursës së aksioneve, (stock market) pas zhvlerësimit të fundit të Lirës dhe rënies së indeksit me mbi 5%. Që nga e premtja, dita e fundit e tregtisë në bursë e Turqisë, Lira nuk ka ndaluar luhatjet nga ora në orë. Gjatë gjithë viti, Lira ka rënë më shum se 50% sepse inflacioni ëhstë rritur ndërsa normat e interesit vazhdojnë të mbeten të ulta.
Yield-i i titujve qeveritarë në Turqi u rrit nga 0.3 në 21.5% të premten. Por stockmarket-i i Turqisë është ushqyer gjithë këtë kohë me teorinë se zhvlerësimi i monedhës vendase do të sjellë më shumë investitorë nga jashtë, duke nisur atq që ekspertët e quajnë ” blerjen e Turqisë nga të huajt”.
Presidenti turk, Erdogan, vazhdon të besojë se normat e larta të interesit kontrollojnë inflacionin.
Sipas ekspertëve në shtetin turk, qytetarët dhe biznesmenët kanë nisur të marrin hua në valutë dhe të tërheqin paratë e tyre nëpër banka.
Të enjten e shkuar, Erdogan njoftoi rritje të pagës minimale me 50% që punonjëist të përballojnë rritjen e tarifave, një lëvizje që po i hedh më shumë benzinë flakës së ndezur të inflacionit.
Burimi:Financial Times/Gazeta “SI”