Ballina Sport VIDEO/ I martuar para një jave, sulmi në zemër i merr jetën...

VIDEO/ I martuar para një jave, sulmi në zemër i merr jetën në fushë futbollistit, ngjarja përjetohet keq nga shokët e tjerë

Futbolli në Evropë dhe në Botë po përballet shpesh me disa situata të hidhura të cilat sipas mjekëve janë thjesht një rastësi.

Sulmet në zemër për futbollistët po bëhen gjithnjë e më shqetësuese në vendet më të zhvilluara e jo më në ato Afrikane.

Ditën e shtunë në Algjeri në ndeshjen e kategorisë së dytë me ASM Oran, lojtari i MC Saida, Sofiane Lokar 30-vjeç, ndërroi jetë në fushën e lojës pikërisht nga një sulm në zemër.

Mjekët u përpoqën ta rikthenin në jetë, por nuk ia dolën. Ndeshja u ndërpre dhe në ambientet e stadium ngjarja u përjetua rëndë sidomos nga lojtarët e tjerë. Gjithashtu mësohet se futbollisti ishte martuar para një jave. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews