Ballina Bota Vizitë historike, kryeministri i parë izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe (VIDEO)

Vizitë historike, kryeministri i parë izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe (VIDEO)

Mund të konsiderohet një zhvillim historik. Për herë të parë një kryeministër nga Izraeli viziton Emiratet e Bashkuara Arabe. Naftali Bennett u takua në Abu Dabi me Princin e Kurorës, Sheikun Zajed al-Nahjan pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve, një vit më parë.

Ata biseduan për kërcënimin që vjen nga Irani por edhe për çështje bilaterale. Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndajnë shqetësim të njëjtë për aktivitetet bërthamore të Teheranit, ndërsa fuqitë e mëdha po tentojnë të rinegociojnë marrëveshjen bërthamore.

Ndërkohë, këtë javë pritet që në Abu Dabi të mbërrijë edhe një delegacion me Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të kërkuar që bankat arabe të respektojnë sanksionet ndaj Iranit.

https://youtu.be/p82rZyouRjg

@tn.lajmelokale
@tetovanews