Ballina Sport Xavi i frikësohet Napolit: Kundërshtar i vështirë, shorti i pafat

Xavi i frikësohet Napolit: Kundërshtar i vështirë, shorti i pafat

“Napoli është një kundërshtar i vështirë, ne patëm një barazim të pafat. Ata janë një rival i nivelit të Champions“, kështu e ka komentuar trajneri i Barcelonës , Xavi, shortin e play-off-it për fazën e 16-të të Ligës së Evropës.

“Është thuajse një tjetër nderim për Maradonën”, shtoi trajneri i blaugranës në prag të ndeshjes miqësore kundër Boca Juniors në kujtim të Diegos.

Në vend të kësaj, presidenti i Napolit është më i ngarkuar dhe pozitiv për përballjen e dyfishtë me Barcelonën. “Kësaj radhe do të thosha se gota është plot”, ka shkruar De Laurentiis në profilin e tij në Twitter. Barcelona-Napoli dhe më pas Napoli-Barcelona do të jenë dy ndeshje të shkëlqyera të Champions League! Forza Napoli Gjithmonë”, përfundon ai. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews