Ballina Aktualitet Erdogan e thotë në Kuvendin shqiptar: Merrni masa kundër organizatës FETO që...

Erdogan e thotë në Kuvendin shqiptar: Merrni masa kundër organizatës FETO që ndodhet në Shqipëri, nëse nuk veproni…(VIDEO)

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka mbajtur fjalën e tij përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë ku foli për lidhjet miqësore mes Shqipërisë dhe Turqisë, lidhje të cilat ai i konsideroi deri në 600 vjeçare.

Ndërsa u shpreh se ndihma e Turqisë do ishte e pakursyer ndaj Shqipërisë, Erdogan foli gjithashtu për organizatën “FETO” të cilën e konsideroi si një organizatë terroriste dhe shumë të rrezikshme për vendin tonë. Më tej presidenti turk kërkoi që të merreshin masa për të dëbuar anëtarët e kësaj organizate ose ndryshe shtoi se do të kishte pasoja të pashmangshme.

Erdogan: Të nderuar, në emrin tim dhe të kombit tim ju përshëndes me ndjenjën më të përzemërt. Jam shumë i lumtur që vizitoj sërish Shqipërinë me të cilën kemi lidhje të forta historike dhe humane. Para 3 javësh ne pritëm në Turqi kryetaren zonja Nikolla me të cilën shkëmbyem mendime lidhur me fushat e bashkëpunimit në të ardhmen. Ramë dakord se bashkëpunimi mes deputetëve tanë do japë një kontribut të vyer.

Menjëherë pas shpalles së Repubplikës së Turqisë në vitin 1923 është firmosur një marrëveshje e përjetshme bashkëpunimi. Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, Shqipëria është fqinji ynë në zemër, gjurmët tona të përbashkëta i gjen në mure me rrënjë 6 shekullore. Këto marrëdhënie janë shumë të forta dhe të palëkundura. Deklarimi nga kryeministri se Turqia është një nga 5 aleatët strategjikë të Shqipërisë është një tablo e kësaj marrëdhënie që kemi sot. Tani e tutje ne do vazhdojmë të kontribuojmë për paqen. Kur Shqipëria dhe Turqia të bashkojnë duart, me lejen e të madhit Zot nuk mund të ketë asnjë problem që nuk mund ta zgjidhim.

Unë besoj se nuk do lejojmë askënd të prishë këtë panoramë të bukur dhe të këndshme që po e shikojmë aktualisht. Krijimi i një stabiliteti në Ballkan, është prioritet kryesor i politikës së jashtme turke. Ne ndjekim rolin konstruktiv që ka luajtur Shqipëria në Ballkan dhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur .

Dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të dashur vëllezërit e mi, kombi turk qëndron pranë kombit shqiptar me gjithë fuqinë. Ne ishim të parët që dhamë ndihmën më të sinqertë gjatë tërmetit që goditi vendin tuaj. Në kuadër të bashkëpunimit shumë shpejt vaksinën që shteti turk e ka zhvilluar do jetë në dispozicion të vëllezërve shqiptarë.

Më lejoni të them këtu se lufta kundër organizatës terroriste FETO që bombardoi dhe masakroi popullin tonë, është një nga ndjeshmëritë tona që i kushtojmë rëndësi të vecantë dhe fatkeqësisht anëtarët e kësaj organizate vazhdojnë të jenë në Shqipëri dhe të shfaqin ekzistencën e tyre. Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën edhe kur është e hidhur. Ashtu sin ë Turqi edhe këtu institucionet e lidhura me FETO-n kanë operacione të fshehta dhe mos kini dyshim se ata sapo të vijë koha do zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta.

Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese aq më e sigurtë do jetë e ardhmja juaj. Nëse nuk veproni sa më shpejt është e pashmangshme që të shfaqen të njëjtat probleme si në Turqi. Ne e konsiderojmë si detyrë të shprehemi kudo që shkojmë të tregojmë në mënyrë që vëllezërti tanë mos të kenë të njëjtin fat. Presim që Shqipëria të marrë masa dhe mos të lërë që marrëdhëniet tona të dëmtohen për shkak të kësaj organizate.

VIDEO BONUS:

https://youtu.be/7Xwc_pIKrtQ

@tn.lajmelokale
@tetovanews