Ballina Bota Grumbullim ushtarak: Zbulohen autoblindat ruse afër Ukrainës

Grumbullim ushtarak: Zbulohen autoblindat ruse afër Ukrainës

Një fotografi satelitore shfaq automjetet ushtarake ruse, të mbuluara nga bora, duke qëndruar në një fushë në Jelnja, Rusi, më 19 janar 2022. Jelnja ndodhet në rajonin veriperëndimor rus të Smolensk Oblastit, rreth 120 kilometra larg kufirit me Bjellorusinë, dhe 260 kilometra larg Ukrainës.

Automjete të blinduara ruse në Klimovë, më 19 janar. Magazina ushtarake e Klimovës ndodhet vetëm 35 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Tenda dhe baraka për trupat ruse në Jelnja, më 19 janar. Në ditën kur u realizua kjo fotografi, presidenti amerikan, Joe Biden, nxiti shumë kritika, pasi u duk se përcaktoi dallimin mes një “inkursioni të vogël” të mundshëm të forcave ruse në Ukrainë, dhe një pushtimi të plotë.

Tanke dhe pajisje për mbështetjen e artilerisë ruse, disa prej të cilave duket të jenë përdorur së fundmi, të parkuara në Jelnja, më 19 janar. Shtëpia e Bardhë më vonë u mundua të sqaronte komentet e presidentit amerikan, duke thënë se “nëse forcat ushtarake ruse kalojnë kufirin me Ukrainën, kjo përbën ndërhyrje të re, dhe asaj do t’i përgjigjen shpejt, ashpër dhe në mënyrë të koordinuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë”./ Marrë nga REL

@tn.lajmelokale
@tetovanews