Ballina Aktualitet Lajme Tërmet i fortë në Maqedoninë e Veriut, lëkundje të forta edhe në...

Tërmet i fortë në Maqedoninë e Veriut, lëkundje të forta edhe në Tetovë dhe rrethinë

Tërmeti më i fortë sipas EMSC ishte me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte 131 kilometra në jug të Shkupit.

Tërmeti i dytë më i fortë ishte 5.5 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte 137 km në jug të Shkupit.

Është regjistruar tërmeti i tretë me magnitudë 4.8 ballë sipas Rihterit, epiqendra e të cilit sipas EMSC është 23 km në jug të Manastirit.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe në disa qytete të vendit mbrëmjen e sotme. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Korçë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Vlorë, ora 22:43 (ora lokale),

Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M5.6 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 9 km.

Epiqendra është lokalizuar 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit.

Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.
Nuk kemi njoftime për dëme thuhet ne njoftimin e Departamentit te Sizmologjisë,
Instituti i Gjeoshkencave.

Po keshtu tjeter tërmeti, me magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në Follorinë të Greqisë. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km ndërsa ka pasur një ndjeshmëri tepër të madhe.

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka tronditur Maqedoninë.

Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tij ishte 137 km në jug të kryeqytetit Shkup.

Një tërmet prej 5.5 shkallësh të Rihterit goditi Greqinë mbrëmjen e 9 janarit. Ky tërmet i fuqishëm u ndje edhe në shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra në verilindje të Florina në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri.

Lajmi në përditësim……

Tërmet i fuqishëm në Greqi, dridhjet ndihen edhe në Kosovë

Një tërmet prej 5.5 shkallësh të Rihterit goditi Greqinë mbrëmjen e 9 janarit. Ky tërmet i fuqishëm u ndje edhe në shtetet fqinje, përfshirë edhe Kosovën.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte 4 kilometra në verilindje të Florina në Greqi dhe 119 kilometra në lindje të Elbasanit në Shqipëri.

Tërmeti u ndje edhe në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Thellësia e tërmetit që goditi në orën 21:43 ishte 10 kilometra.

Ende nuk ka raportime për dëme eventuale nga tërmeti.

Artikulli paraprakAksion i madh policor në Tetovë dhe Gostivar, bastisen 28 lokale…
Artikulli tjetërTërmet, ndihet në disa qytete të Shqipërisë