Ballina Sport Botërori i Klubeve, Al Jazira fiton thellë ndaj kampiones së Oqeanisë

Botërori i Klubeve, Al Jazira fiton thellë ndaj kampiones së Oqeanisë

Kupa e Botës për Klube nisi me suksesin e Al-Jaziras, kampiones së Emirateve të Bashkuara Arabe (vend pritës), përballë As Pirae të Tahitit, e përzgjedhur për të përfaqësuar Oqeaninë.

Në fakt, ishte një ndeshje pa shumë histori: vendasit fituan 4-1 me 73% të zotërimit të topit, duke arritur ta mbyllnin lojën në pjesën e parë. Al Ameri zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 5 minutash, më pas golat e Al Attas (25′) dhe Kosanoviq (40′) i dhanë fund praktikisht sfidës në fraksionin hapës. Në fillim të pjesës së dytë, autogoli i Rabiit i lejoi As Pirae të shkurtonte diferencën, por shumë shpejt Diaby shënoi golin e rezultatit përfundimtar 4-1.

Formati i turneut ka mbetur i njëjtë me shtatë skuadra: kampionët e vendit pritës, në këtë rast Emiratet e Bashkuara Arabe, përballen me ekipin që përfaqëson Oqeaninë. Fituesi (Al-Jazira), sipas shortit, do të sfidojë kampionët e kupës kontinentale aziatike Al-Hilal.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes egjiptianëve të Al-Ahly dhe meksikanëve të Monterrey-t, të cilët kanë fituar turnetë në Afrikë dhe Amerikën Qendrore.

Ekipet që kalojnë raundin do të përballen përkatësisht me Chelsea-n, fituesin e Champions League, dhe Palmeirasin, që triumfoi në Libertadores. Finalja është planifikuar për në 12 shkurt dhe do të luhet në Abu Dhabi.

Artikulli paraprakCovid-19/ Gjermania me vendim të ri, rregullat për sportin dhe tifozët
Artikulli tjetërIsh-prifti italian burgoset për zhvatje