Ballina Shëndeti Koronavirusi Covid-19 shkakton probleme serioze neurologjike

Covid-19 shkakton probleme serioze neurologjike

Koronavirusi shkakton komplikacione serioze neurologjike te pacientët. Sipas neurologes, Entela Basha rreth 15% e të shtruarve në spitalet Covid shfaqin probleme të tilla.

“15% e pacientëve të shtruar referojnë kalimin e Covid muajin e fundit”.

Mjekja rendit disa nga simptomat kryesore duke variuar nga konfuzioni e deri tek goditjet cerebrale.

“Mund të fillojmë që nga simptomat më të thjeshta që janë çrregullimet e shijes, nuhatjes, përqendrimit, konfuzioni mendor apo sëmundje të rënda gjatë kohës kur i sëmuri kalon Covidin apo pas tij. Ka pasur raste infarktesh apo hemorragjive dhe sëmundje të tjera”.

Disa nga faktorët ndikues janë mosha e pacientit, sëmundjet e tjera të mëparshme, ndërsa rikuperimi mund të shkojë dhe deri në 1 vit.

“Graviteti i sëmundjeve varet nga mosa, faktorët e sëmundjes së pacientit dhe kohëzgjatja e simptomave. Pjesa dërrmuese shërohen nga 4-6 javë, maksimumi deri në 3 muaj. Një përqindje e vogël rikuperohen brenda 6-mujorit të parë. 0.5-1% e përjetojnë deri në një vit”.

Specialistët theksojnë se pacientët post-Covid nuk duhet të neglizhojnë problematikat që ndeshin në vijim dhe duhet t’I drejtohen neurologut për konsultën përkatëse.

Artikulli paraprakTrupat gjermanë mbërrijnë në Lituani (VIDEO)
Artikulli tjetërKa një sekret, si të pastroni mushkëritë tuaja nga tymi i cigares në tre ditë