Ballina Bota Rusi-Ukrainë në prag lufte? Shefi i OKB-së: Bota përballë rrezikut

Rusi-Ukrainë në prag lufte? Shefi i OKB-së: Bota përballë rrezikut

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi se bota po përballet me një moment rreziku lidhur me tensionet në Ukrainë dhe Rusi.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila po mblidhet për të diskutuar për situatën në Ukrainë, Guterres thotë se është koha për “përmbajtje, arsye dhe de-përshkallëzim”.

“Është koha për të vendosur një armëpushim dhe për t’u kthyer në rrugën e dialogut dhe negociatave”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së, gjatë fjalimit që është duke mbajtur në Nju Jork, shkruan BBC.

Guterres thotë se ai është “plotësisht i përkushtuar për të zgjidhur këtë krizë pa gjakderdhje të mëtejshme”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews