Ballina Bota 86 turq të bllokuar në xhaminë e Mariupolit, Ankaraja i kërkon Moskës...

86 turq të bllokuar në xhaminë e Mariupolit, Ankaraja i kërkon Moskës t’i lejojë të ikin

Janë 86, shtetasit turq, të cilët mendohet se janë të bllokuar në një xhami në qytetin e Mariupolit, ndër të cilët përfshihen edhe 34 fëmijë.

Lajmi ka ardhur nga vetë Qeveria e Turqisë, ku është bërë me dije se për shkak të bombardimeve, të gjithë këta persona po strehohen në xhaminë e mariupolit.

Të shtunën, ishte ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ai i cili bëri me dije se forcat ruse kishin bombarduar vendin pranë xhamisë së Sulltan Sulejmanit, ku turqit po strehoheshin.

Vetëm një dit më pas, ka ardhur reagimi nga homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu, i cili i ka kërkuar prej ditësh Rusisë t’i lejojë ata të kalojnë, pasi disa autobusë po presin për evakuimin e tyre.

Gjatë një konference për shtyp në Antalya, ai i ka bërë një tjetër kërkesë kryediplomatit rus, Sergey Lavrov, që të ndihmojë në evakuimin e qytetarëve të vendit të tij.

Nga ana tjetër, Cavusoglu ka treguar për mediat se thuajse 15 mijë qytetarë turq janë evakuuar deri tani nga Ukraina.

@tn.lajmelokale
@tetovanews