Ballina Bota A do ta shpëtojë Kina Putinin nga poshtërimi në Ukrainë?

A do ta shpëtojë Kina Putinin nga poshtërimi në Ukrainë?

Nga Ian Williams “Spectator

Duket se presidenti amerikan Joe Biden, po përpiqet ta detyrojë Kinën të pozicionohet qartë në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. Dhe kjo vjen pas shumë ditëve, gjatë ë cilave Pekini ta tentuar të luajë m 2 porta, duke u ofruar nga njëra të luajë një “rol pozitiv” për rikthimin e paqes, dhe nga tjetër duke refuzuar që ta kritikojë Rusinë, madje duke shmangur edhe përdorimin e termit “pushtim”, dhe duke i bërë jehonë justifikimeve të Moskës.

Zyrtarët amerikanë informuan në fundjavë mediat amerikane, se Rusia i ka kërkuar Kinës t’i sigurojë pajisje ushtarake, si dhe i ka kërkuar ndihmë ekonomike shtesë, për ta ndihmuar në zbutjen e ndikimit të madh negativ që po i sjellin sanksionet e vendosura nga Perëndimi. Zyrtarët, që synonin të mbronin burimet e tyre të shërbimeve sekrete, nuk pranuan të thoshin saktësisht se çfarë po kërkonte Rusia, dhe as se cila ishte përgjigja e Kinës. Por ata thanë se po vëzhgonin nga afër këtë situatë, dhe paralajmëruan mbi “pasojat” që do të binin mbi Pekinin, nëse ky i fundit do t’i vinte në ndihmë Rusisë.

Nuk duket të jetë aspak rastësi fakti që paralajmërimi erdhi pikërisht përpara takimi të së hënës në Romë midis Jake Sullivan, këshilltart të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë dhe Yang Jiechi, anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Kineze dhe drejtor i Komisioni Qendror i Punëve të Jashtme të Partisë Komuniste Kineze.

Uashingtoni e pranon se Kina është i vetmi vend që ka ndikim mbi Rusinë. Por po e humbet durimin me sjelljen e “mikut më të mirë” të Vladimir Putinit, Xi Jinping. “Ne po i komunikojmë drejtpërdrejt publikisht dhe privatisht Pekinit, se do të ketë pasoja serioze ndaj çdo përpjekjee për shmangien e sanksioneve në shkallë të gjerë, apo nëse e mbështet Rusisë për të plotësuar mungesat që ka në këto momente”- tha Sullivan në një intervistë për CNN.

“Ne nuk do të lejojmë që Rusia të ketë një rrugëdalje shpëtimi nga këto sanksione ekonomike nga çdo vend, dhe kudo në botë”- theksoi ai. Tradicionalisht është Kina, vendi që ka blerë pajisje ushtarake nga Rusia, dhe jo anasjelltas. Dhe shitje të tilla janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Por ka disa sektorë, si ato të dronëve, ku Pekini ka zhvilluar aftësi të konsiderueshme.

Nëse Pekinit i ka ardhur një kërkesë e tillë nga Moska, kjo është një provë e mëtejshme se pushtimi rus i Ukrainës nuk po shkon mirë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijiang, i quajti “dezinformim” raporte të tilla, dhe sulmoi ato që ai i quajti “sanksione të njëanshme” të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë, nga të cilat ai u zotua të mbronte kompanitë kineze.

Në fillim Pekini u përpoq ta mbrojër Rusinë nga ndikimi i sanksioneve perëndimore. Disa orë pas pushtimit, ai hoqi kufizimet në importet e grurit, dhe vazhdoi me marrëveshjet e energjisë në shkallë të gjerë. Po ashtu u fol për pranimin e pagesave në monedhat e njëri-tjetrit, dhe në përgjithësi për përshpejtimin e lëvizjes drejt një sistemi pagesash alternativ ndaj atij të dominuar nga dollari amerikan.

Në fakt, Xi ishte “firma” e garancisë e agresionit të Putinit. Por shtrirja dhe fuqia e sanksioneve perëndimore, duket se e kanë befasuar Kinën. Pekinit po kupton se ekonomia e tij, shumë më globale se ajo e Rusisë, është shumë e ekspozuar ndaj pasojave të luftës dhe ndikimit të sanksioneve dytësore.

Gina Raimondo, Sekretare Amerikane e Tregtisë, paralajmëroi javën e kaluar se kompanitë kineze që kundërshtojnë kufizimet kundër eksporteve ndaj Rusisë, do të sanksionohen vetë nga Perëndimi. Caixin, një gazetë financiare kineze, raportoi se institucionet financiare në vend, po rivlerësonin marrëdhëniet e tyre të biznesit me Rusinë.

Me rënien e vlerës së rublës, prodhuesit kinezë të telefonave inteligjentë i zvogëluan dërgesat drejt këtij vendi. Një raport i agjencisë ruse të lajmeve Interfax, tha se Kina kishte refuzuar të furnizonte me pjesë këmbimi linjat ajrore ruse. Se çfarë dinte Kina mbi pushtimin, kjo është objekt i një debati të madh.

Burimet e inteligjencës amerikane, thonë se në një takim të zhvilluar pak përpara Lojërave Olimpike Dimërore, Xi i kërkoi Putinit që ta shtynte çdo lloj veprimi kundër Ukrainës deri pas Lojërave. Pekini e ka hedhur poshtë këtë pretendim si një “lajm të rremë”.

Por është shumë e besueshme që Xi të ketë pasur dijeni mbi pushtimin, qoftë edhe në vija të përgjithshme. Që të dy udhëheqësit ndajnë një paranojë të madhe për demokracitë perëndimore, dhe dëshirën për të krijuar një rend të ri botëror, që të jetë më miqësor ndaj autokratëve.

Po ashtu, ata ndajnë një ëndërr të përbashkët për të rivendosur lavdinë e dikurshme perandorake, të mbështetur nga ankesat e tyre historike. Nëse Xi ka një problem me sulmin e Putinit në Ukrainë, kjo nuk ka të bëjë me qëllimet e këtij të fundit, por me metodat e përdorura:një barbari totale, e regjistruar në detaje të tmerrshme nga mediat e lajmeve.

Udhëheqësi kinez po njolloset gjithnjë e më shumë në skenën globale, pikërisht për shkak të afrimit të madh me Putinin. Kina e ka pasur gjithmonë një kauzë të madhe respektimin e “integritetit territorial” dhe “sovranitetit”. Historikisht, vështirë se Pekini është kaq shumë i “kulluar” në këtë aspekt.

Por gjithsesi kjo kauzë është thelbësore për propagandën e Partisë Komuniste, dhe tani Putini po tallet me të. Kina gjendet në një pozitë shumë të sikletshme, dhe Uashingtoni e di këtë. Pas asaj që duket se ka qenë një marrëveshje e mirë e diplomacisë private me Pekinin, një SHBA e frustruar, është e vendosur që ta detyrojë Kinën të pozicionohet më qartë mbi luftën në Ukrainë. Mënyra se si do të reagojë Xi në ditët në vijim, do të ketë pasoja të mëdha për gjeopolitikën për vitet që do të pasojnë. /Përktheu: abcnews.al

Artikulli paraprakFaik Konica, një ndër shqiptarët më brilantë të Rilindjes Kombëtare
Artikulli tjetërOrhan Pamuk: Putini është mesjetar, Erdogan fiton sepse “e lë” opozita