Ballina Bota ANALIZA/ Ç’po ndodh tani që ushtria ruse ndodhet e bllokuar në moçal?

ANALIZA/ Ç’po ndodh tani që ushtria ruse ndodhet e bllokuar në moçal?

Nga Andrea Marinelli, Guido Olimpio

Corriere della Sera

Analiza e situatës ushtarake në terren: Fronti tokësor është pak a shumë “i qëndrueshëm”. Ukrainasit kanë bllokuar dhe po përpiqen të rimarrin terren, ndërsa rusët po riorganizohen, duke u përpjekur të ndreqin pozicionin e tyre, si dhe rritur volumin e bombardimeve, sidomos ndaj qyteteve dhe civilëve.

Në vetëm një muaj, operacioni special i Putinit ka kaluar nëpër shumë faza. E para: sulmi. E dyta: befasia e rezistencës, e treta; riorganizimi i ushtrisë dhe e katërta: rusët në vështirësi totale – sipas Zelensky – të mjaftueshme për disa ditë dhe humbje masive, deri në atë pikë sa një analist i njohur shkoi aq larg sa shkruante se “ukrainasit po fitojnë”.

Megjithatë, është e parakohshme të vrapojmë drejt finales: rruga është e gjatë dhe e përgjakshme, sipas disa vëzhguesve ngërçi relativ që po shohim nuk është gjë tjetër veçse qetësia para stuhisë së re.

Moska do të duhet të reagojë dhe nuk është e sigurt që mjafton vetëm supremacia: këtë e tregojnë faktet.

Ukrainasit padyshim që kanë arritur të bllokojnë kundërshtarin. Me taktikë dhe përgatitje, duke shkatërruar automjete në sasi të konsiderueshme, e natyrisht duke rritur kostot e sulmeve ruse.

Në këtë rezultat kanë ndikuar përdorimi i kujdesshëm i sistemeve antitank dhe kundërajror me fleksibilitet të madh, lëvizshmëri dhe punë inteligjente (falë edhe ndihmës perëndimore).

Në disa raste ata e kanë shfrytëzuar territorin: në veri të kryeqytetit, për shembull, kanë përmbytur një zonë të gjerë për t’i shndërruar fushat në moçal, “vdekjeprurëse” për përparimin e tankeve.

Sipas Pentagonit, goditja e rusëve u bllokua, e rënduar nga mungesa e ushqimit dhe karburantit, nga kushtet e vështira të jetesës, nga i ftohti që solli edhe ngrirjen e disa ushtarëve. Pentagoni, thekson se forca është ulur me 10%.

Njëkohësisht, nuk mungojnë raportet për riorganizimin e ushtrisë ruse. Aviacioni, problematik për një kohë të gjatë, ka rritur numrin e fluturimeve, duke shkuar nga 200 në ditë në 300, veçanërisht në jug, ku rrjeti kundërajror i ukrainasve është më pak i dendur.

Fotot satelitore zbuluan, për shembull, se rusët pastruan bazën ajrore të Kherson, pasi ukrainasit shkatërruan disa helikopterë. E kjo sipas ekspertëve nuk është një shenjë besimi, apo provë që tregon se situate është nën kontroll të plotë.

Fronti tokësor paraqet disa të dhëna që ndrushojnë vazhdimisht. Krahasuar me një javë më parë, ukrainasit kanë filluar jo vetëm të kontrollojnë, por edhe të rimarrin zonat e humbura. Lajmet dhe hartat po qarkullojnë për manovrën e anashkalimit të nisur nga “mbrojtësit” në perëndim të kryeqytetit.

Sipas Pentagonit: në veriperëndim ushtria është e palëvizshme rreth 15-20 kilometra nga qendra e Kievit dhe këtu po gërmon pozicione nëntokësore për të siguruar mbrojtje më të madhe; në lindje të kryeqytetit, rusët u shtynë për gati 50 kilometra. Ekspertët mbeten të kujdesshëm. Për disa, lajmet e fundit konfirmojnë një aftësi të ripërtërirë të ukrainasve dhe problemet për pushtuesit. Për të tjerët bëhet fjalë për një operacion që synon lehtësimin e presionit, ndaj duhet pritur për evolucionin.

Por ka edhe një komponent të tretë, indirekt: rezistenca dërgon një mesazh këmbënguljeje në funksion të samitit të NATO-s dhe shpreson për më shumë ndihmë. Ndërkohë, analistët vënë në dukje përpjekjen për të korrigjuar gabimet nga rusët, të cilët kanë rrëshqitur zonat e banuara mes kudhores dhe çekiçit për t’i shembur sistematikisht me artileri.

Asgjë e re në fakt. Gjatë betejës së Groznit, në Çeçeni (1995), rusët gjuanin me artileri-një top në çdo 20 sekonda – tha eksperti John Spencer – duke shkaktuar mbi 27,000 vdekje.

E panjohura mbetet Bjellorusia: nga Minsku mohojnë se janë një hap larg ndërhyrjes së drejtpërdrejtë.

Putin, megjithatë, ka nevojë për forca të freskëta, për të marrë kontrollin si pasojë e rraskapitjes së trupave, për t’i zëvendësuar disa batalione të varfëruara me mjete dhe njerëz dhe mund të tërheqë ushtrinë e Lukashenkos në luftë.

Ndoshta do t’i duhet për tu zgjeruar në perëndim, përveç nëse opsioni bjellorus është vetëm një manovër për të parandaluar ukrainasit të devijojnë njësitë nga ky sektor.

Nga ana tjetër, Lukashenko duhet të ndalojë sabotimet përgjatë hekurudhës, gjë që është thelbësore për të garantuar rrjedhën e furnizimeve. Binarët e hekurudhave që lidhin Blellorusinë me Ukrainën dhe strukturat e tjera kanë pësuar dëmtime nga duart e sulmuesve, me sa duket anëtarë të opozitës së brendshme në solidaritet me Kievin.

Lajmet në këtë fushë kanë dalë tashmë në fillim të konfliktit dhe tani po kthehen me detaje për t’u konfirmuar: linja çon në Ukrainë është prishur.

Nëse po, përveç pasojave praktike, është edhe aspekti propagandistik. Një veprim që vjen pas një apeli specifik të rezistencës. Pastaj ekziston një element i përmendur shpesh nga vëzhguesit: regjimi bjellorus nuk do të donte të dërgonte njësi përkrah rusëve sepse ka frikë nga destabiliteti i brendshëm. Por në këtë rast, gjërat do të vërtetohen nga terreni.

Sot më shumë se kurrë citohet fjalia e shqiptuar nga Churchill në vitin 1942: “Nuk është fundi. Nuk është as fillimi i fundit. Por ndoshta është fundi i fillimit”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews