Ballina Bota Arabia Saudite ofron ndërmjetësim të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës

Arabia Saudite ofron ndërmjetësim të bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës

Princi i kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, ka thënë se do të bënte përpjekje për të ndërmjetësuar bisedimet midis Moskës dhe Kievit.

Bin Salman ka treguar se vendi i tij mbështet “përpjekjet që çojnë në një zgjidhje politike, arrijnë sigurinë dhe stabilitetin, dhe se Mbretëria është e gatshme të bëjë përpjekje për të ndërmjetësuar.

Po ashtu ka trajtuar shqetësimet e energjisë lidhur me situatën në Ukrainë, duke riafirmuar angazhimin e vendit të tij ndaj marrëveshjes OPEC +.

Ky i fundit është një pakt i bërë nga 10 prodhuesit kryesorë të naftës dhe Rusisë për të nxjerrë gradualisht më shumë naftë në treg për të përmbushur kërkesën.

Arabia Saudite, e cila e konsideron Rusinë si partnerin kryesor në aleancën OPEC+, ka deklaruar se “mbështet përpjekjet ndërkombëtare për mos përshkallëzimin e situatës në Ukrainë”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews