Ballina Bota Biden paralajmëron Putinin: As mos e mendo t’i afrohesh territorit të NATO-s!...

Biden paralajmëron Putinin: As mos e mendo t’i afrohesh territorit të NATO-s! (VIDEO)

Nga Varshava ku po mban një fjalim, presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar liderin rus Vladimir Putin që “as të mos e mendojë që të afrohet në territorin e NATO-s.

Nga Varshava nga ku po mban një fjalim, presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar liderin rus Vladimir Putin që “as të mos e mendojë që të afrohet në territorin e NATO-s. Gjatë fjalës së tij, presidenti amerikan tha po ashtu se “swifti dhe kostot e ndëshkimeve” janë e vetmja gjë që do ta bëjnë Moskën të ndryshojë drejtimin.

Sipas presidentit amerikan, të gjitha demokracitë e botës e kanë përgjegjësi që ta ndihmojnë Ukrainën, kurse për Rusinë, “lufta ka qenë një dështim strategjik.” Për Joe Biden, lideri rus e ka llogaritur keq përgjigjen e ukrainasve dhe për këtë arsye Putin ka treguar “se nuk është student i mirë i historisë”.

Po ashtu, presidenti amerikan tha se nuk beson që qytetarët e zakonshëm rusë e mbështesin luftën. /abcnews.al/

https://youtu.be/9kphXKhB1jQ

@tn.lajmelokale
@tetovanews