Ballina Bota Çfarë po ndodh në qiellin rumun? Pas avionit zhduket dhe helikopteri zbulues...

Çfarë po ndodh në qiellin rumun? Pas avionit zhduket dhe helikopteri zbulues (VIDEO)

Një mister i madh ka ‘pushtuar’ Rumaninë orët e fundit, ku dy mjete ajrore janë zhdukur nga radarët njëri pas-tjetrit.

Fillimisht u raportua për një avion MiG 21 LanceR i cili u zhduk nga radarët ditën e sotme.

Por ajo që e shtoi misterin është edhe zhdukja e helikopterit që u nis në kërkim të avionit të humbur.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës raporton se brenda helikopterit ndodheshin dhe 5 ushtarakë.

Në njoftim thuhet se Helikopteri IAR 330-Puma, i cili u ngrit të mërkurën e datës 2 mars, rreth orës 20:21, në një mision kërkim-shpëtim të avionit Mig 21 LanceR, humbi lidhjen me radio me kullën e kontrollit dhe u zhduk nga radari rreth orës 20:44

Piloti kishte raportuar për kushte të pafavorshme të motit dhe ishte urdhëruar të kthehej në bazë.

Pozicioni i fundit i njohur i helikopterit, i cili kishte në bord një ekuipazh prej pesë ushtarësh, është zona e Gura Dobrogei, rreth 11 km nga aerodromi. Gjendja e ekuipazhit apo avionit nuk dihet. Dhe në këtë rast nisën operacionet e kërkim-shpëtimit.

Nuk ka ende asnjë informacion të saktë për pilotin apo aeroplanin MiG 21 LanceR.

Artikulli paraprakUkraina dëshiron që Rusia të shkëputet nga interneti global. Ja pse ekspertët thonë se kjo është një ide e rrezikshme
Artikulli tjetërVritet ish-deputeti ukrainas që mbështeste rusët, autoritetet: Ishte tradhtar, u dënua nga patriotët sipas ligjeve të luftës