Ballina Bota Deputeti ukrainas: Kushtet në Mariupol janë si në “mesjetë”

Deputeti ukrainas: Kushtet në Mariupol janë si në “mesjetë”

Një deputet ukrainas i ka përshkruar kushtet në qytetin e rrethuar të Mariupolit si “mesjetare”. Dmytro Gurin, një deputet, prindërit e të cilit janë bllokuar në qytetin juglindor, tha për BBC-në se furnizimet me ushqim dhe ujë janë drejt fundit.

“Njerëzve u mungon ushqimi dhe më e rëndësishmja janë pa ujë,” tha Gurin. “Dhe disa ditë më parë, tanket filluan të qëllojnë ndërtesa nëntëkatëshe, kështu që njerëzit nuk mund të dalin jashtë.

Të gjithë janë të bllokuar në apartamentet dhe bodrumet e tyre duke menduar nëse do të vdesin në orët e ardhshme”.

Sulmet nuk ndalojnë kurrë”, shtoi ai. ”

Gurin shprehu gjithashtu pesimizmin mbi mundësinë e krijimit të korridoreve humanitare nga qyteti, duke thënë se pala ukrainase po përpiqet të arrijë një marrëveshje por Rusia gjithmonë e ka penguar evakuimin e civilëve.

Ai shtoi se bombardimet nga forcat ruse e kanë shndërruar qytetin.

“Nga fotot që kam parë, qyteti i Mariupol huk ekziston më”.

Sipas vlerësimeve, 30% e ndërtesave janë shkatërruar totalisht dhe 50% janë dëmtuar.

/abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews