Ballina Bota Furnizimi me gaz, ministri gjerman i Ekonomisë firmosi marrëveshjen me emirin e...

Furnizimi me gaz, ministri gjerman i Ekonomisë firmosi marrëveshjen me emirin e Katarit

Që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, Gjermania është në kërkim të alternativave të tjera të furnizimit me gaz. Një prej këtyre alternativave është Katari. Të dy vendet nënshkruan të dielën një marrëveshje partneriteti afatgjatë, raporton Al Jazeera. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, e firmosi marrëveshjen me emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al Thani.

Katari bëri të ditur në një deklaratë se e kishte kërkuar prej vitesh një marrëveshje të tillë, por nuk ishte arritur në vendime konkrete. “Gjermania dhe entitetet e saj tregtare duhet të riangazhohen në diskutimet që vijojnë për furnizimin afatgjatë me LNG”, thuhet në deklaratë.

Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror, i treti pas Rusisë dhe SHBA-ve.

Në shkurt, kancelari gjerman Olaf Scholz, njoftoi ndërtimin e dy terminaleve të reja për gazin e lëngshëm, gjë që shënoi hapin e parë të përpjekjeve për t’i shpëtuar varësisë nga gazi rus.

Pas agresionit rus në Ukrainë, Gjermania pezulloi projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, i projektuar për të sjellë gazin natyror rus drejtpërdrejt në Gjermani nëpërmjet Detit Baltik.

Gjermania synon të nxjerrë nga përdorimi centralet e prodhimit të energjisë bërthamore deri në fund të këtij viti. Kjo i shton akoma më shumë pikëpyetjet mbi atë se si ekonomia më e madhe e Evropës do t’i përmbushë nevojat e veta për energji.

@tn.lajmelokale
@tetovanews