Ballina Bota Gjermania vendos të blejë avion luftarak F-35

Gjermania vendos të blejë avion luftarak F-35

Gjermania ka vendosur në parim të blejë avionin luftarak amerikan F-35 të ndërtuar nga Lockheed Martin (LMT.N).

Kjo, për të zëvendësuar “Tornadon” e saj të vjetër, sipas dy burimeve qeveritare.

Një burim gjerman i mbrojtjes i tha agjencisë “Reuters” në fillim të shkurtit se Gjermania ishte e prirur drejt blerjes së F-35, por një vendim përfundimtar nuk ishte marrë.

Tornado është i vetmi avion gjerman i aftë të mbajë bomba bërthamore të SHBA-ve, i ruajtur në Gjermani, në rast konflikti.

Por forcat ajrore kanë përdorur këta avionë që nga vitet ’80 dhe Berlini zyrtar po planifikon t’i heqë gradualisht atë deri në vitin 2030.

Ende nuk është e qartë se sa avionë F-35 mund të përpiqet të blejë Gjermania.

Vendimi për të shkuar me një avion luftarak amerikan mund të shqetësojë gjithashtu Francën.

Parisi zyrtar ka vëzhguar me kujdes diskutimet e kaluara gjermane për zgjedhjen mes avionëve F-18 ose F-35.

Autoritetet franceze mbeten të shqetësuara, pasi ky lajm mund të minojë zhvillimin e një avioni luftarak të përbashkët franko-gjerman që supozohej të ishte gati në vitin 2040.

@tn.lajmelokale
@tetovanews