Ballina Bota Irani sulmon konsullatën amerikane në Irak, merr rrjedhë të papritur konflikti në...

Irani sulmon konsullatën amerikane në Irak, merr rrjedhë të papritur konflikti në Lindjen e Mesme (VIDEO)

Mediat arabe kanë konfirmuar se raketat që sulmuan bazën dhe konsullatën amerikane në Erbil të Irakut janë nisur nga Irani.

“Al Hadath” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake iraniane se sulmi ndaj amerikanëve në Irak erdhi si një përgjigje ndaj vrasjes së liderëve të Gardës Revolucionare gjatë muajve të fundit në Siri dhe Irak.

Më i rendësishmi prej tyre ishte pikërisht Qaseem Soleimani, i cili u vra me dron nga SHBA-të në Irak.

Paraprakisht mësohet se nga sulmi nuk pati viktima, megjithatë avionë të SHBA-ve gjenden aktualisht në qiellin e Irakut, gjë që mund të çojë në një kundërpërgjigje ndaj iranianëve.

Më herët SHBA-të janë goditur nga milicë në Irak dhe Siri të mbështetur nga Irani dhe ky sulm është i pari në shumë vite që vjen direkt nga toka e Iranit. /abcnews.al

Sulmohen me raketa konsullata dhe baza amerikane në Irak, dyshohet se erdhën nga Irani

Një numër raketash u hodhën drejt konsullatës së SHBA në Erbil në Irakun veriperëndimor të shtunën mbrëma, sipas Agjencisë irakiane të Lajmeve (INA).

Guvernatori i Erbilit, Omed Khoshnaë, deklaroi se disa raketa ranë në zonë, duke thënë se ishte e paqartë nëse objektivi ishte konsullata amerikane apo aeroporti në qytet. Sipas INA, gjatë sulmit janë dëgjuar pesë shpërthime, raporton abcnews.al.

Po ashtu, raportohet se është sulmuar edhe një bazë amerikane në zonë, megjithatë ngjarja sapo ka ndodhur edhe nuk ka të dhëna të plota. Fill pas sulmit, në qiellin e Irakut janë duke fluturuar një numër i madh avionësh gjuajtës të SHBA-ve, ç’ka rrit frikën për një përshkallëzim të papritur të situatës në Lindjen e Mesme.

Po ashtu, raportohet se është sulmuar edhe një bazë amerikane në zonë, megjithatë ngjarja sapo ka ndodhur edhe nuk ka të dhëna të plota. Fill pas sulmit, në qiellin e Irakut janë duke fluturuar një numër i madh avionësh gjuajtës të SHBA-ve, ç’ka rrit frikën për një përshkallëzim të papritur të situatës në Lindjen e Mesme. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews