Ballina Bota Kievi dhe Moska pranë marrëveshjes së paqes (VIDEO+FOTO)

Kievi dhe Moska pranë marrëveshjes së paqes (VIDEO+FOTO)

Takimi i Stambollit, i kësaj të marte mes delegacioneve të Kievit dhe Moskës ndez dritën e shpresës për arritjen e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë. Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë konfirmojnë se janë pranë marrëveshjes për mosantarësimin e Ukrainës në NATO, motivi që nxiti Vladimir Putinin të urdhërojë nisjen e sulmit rus në Ukrainë me 24 Shkurt.

Pala ruse thotë se ka marrë propozimin me shkrim nga ukrainasit, që garanton mosantarësimin në NATO të këtij vendi dhe demilitarizimin. Por Kievi thotë se nuk do të heqë dorë nga synimi për t’u antarësuar në Bashkimin Europian.

Përsa i përket kushtit të Moskës për njohjen e Krimesë si territor rus dhe pavarësinë e republikave separatiste të Luhanskut e Donjeckut, Kievi propozon një komision të posaçëm me afat 15-vjeçar, që mund të çojë në një zgjidhje graduale përfundimtare.

Delegatët ukrainas nuk përjashtojnë mundësinë që së shpejti të ketë edhe një takim Putin Zelenski, por rusët thonë se takimi do të zhvillohet kur marrëveshja të jetë gati. Bisedimet janë ndërprerë për momentin por pritet të rikthehen më vonë gjatë ditës. Në takimit ishte i pranishëm edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdoan dhe miliarderi rus Roman Abramoviç, i cili për afërsinë me shefin e Kremlinit po përballet me sanskione. Ishte pikërisht Erdogan, ai që u bëri thirrje palëve të tregohen të llogjikshëm dhe të mos e humbin këtë mundësi unike për të bërë paqe.

@tn.lajmelokale
@tetovanews