Ballina Bota Kremlini ‘shpall’ liderin më aktiv kundër saj

Kremlini ‘shpall’ liderin më aktiv kundër saj

Kremlini deklaroi këtë të enjte se Kryeministri britanik Boris Johnson është lideri më aktiv anti-rus dhe tha se qasja e Londrës do të çonte në një rrugë pa krye.

“Sa i përket zotit Johnson, ne e shohim atë si pjesëmarrësin më aktiv në garën për të qenë antirus“, citoi agjencia e lajmeve RIA të thoshte zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Kjo do të çojë në një qorrsokak të politikës së jashtme”, shtoi ai.

Më herët gjatë ditës së sotme, Britania e Madhe njoftoi sanksione ndaj 65 grupeve dhe individëve të tjerë, duke përfshirë një firmë private ushtarake dhe një bankë të madhe ruse./tvklan.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews