Ballina Bota “Kriza e kastravecit” në Britaninë e Madhe

“Kriza e kastravecit” në Britaninë e Madhe

Çmimet e larta të energjisë i lënë serrat britanike bosh

Në një cep të vogël të Anglisë juglindore, serra të mëdha qëndrojnë bosh. Rritja e çmimeve të energjisë po e pengojnë këtë pronar të rrisë kastravecat e tij.

“Çmimet e gazit janë kaq të larta, është një periudhë e vështirë”, thotë fermeri Tony Montalbano, ndërsa qëndron në një serë të zbrazët në Roydon, ku për 54 vjet tre breza të familjes së tij kanë kultivuar tranguj.

“Të gjitha vitet që kemi punuar kaq shumë për të arritur këtu ku jemi, mund të shkojë dëm“, vijon më tej ai.

30,000 metra katrorë serra në biznesin e tij, i cili furnizon rrjete të mëdha supermarketesh në Mbretërinë e Bashkuar janë aktualisht bosh. E sikur të mos mjaftonte rritja e çmimeve të energjisë dhe të plehrave kimike kanë pësuar një rritje.

Fermat në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat kanë nevojë për gaz që të fuksionojnë janë prekur nga kriza energjetike e cila ka përshirë shumë vende të botës. Fermerët kërkojnë ndihmë nga qeveria. Ata kanë lobuar që taksat për gazin të hiqen por qeveria britanike nuk duket e gatshme të marrë një vendim të tillë./Klan News

@tn.lajmelokale
@tetovanews