Ballina Bota Lufta në Ukrainë, kryeministri italian: Po përpiqemi për paqen por Putin nuk...

Lufta në Ukrainë, kryeministri italian: Po përpiqemi për paqen por Putin nuk pranon armëpushim

Kryeministri italian Mario Draghi gjatë një fjalimi përpara Këshillit Europian ka deklaruar se Italia po përpiqet t’I japë fund armiqësive, duke iu referuar konfliktit Rusi-Ukrainë.

Draghi tha gjithashtu se po përpiqej të siguronte krijimin e korridoreve humanitare.

“Vullneti ynë për paqe po kundërshtohet nga presidenti rus Putin, i cili nuk ka treguar interes për arritjen e një armëpushimi. Plani i tij është të fitojë terren në Ukrainë,” tha kryeministri.

Draghi shtoi se nesër në samitin e NATO-s dhe G7 në Bruksel dhe Këshillit të BE-së, komuniteti euroatlantik synon të riafirmojë unitetin dhe vendosmërinë e tij në mbështetje të Ukrainës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews