Ballina Bota Luftime të ashpra për qytetin me termocentralin më të madh bërthamor të...

Luftime të ashpra për qytetin me termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës (VIDEO)

Një qytet i vogël në mes të Ukrainës, është kthyer papritur në një pikë të nxehtë për konfliktin Rusi-Ukrainë, kjo për shkak se aty gjendet një prej termocentraleve më të mëdha bërthamore në Evropë.

Bëhet fjalë për qytetin e Enerhodar, të cilin forcat ruse deklaruan se e kishin marrë nën kontroll, gjë që u mohua nga Ukraina. Madje ditën e djeshme, një turmë e madhe punëtorësh nga termocentrali dhe një grup civilësh, bllokuan hyrjen e qytetit, duke ngritur barrikada të improvizuara me kamionë dhe goma.

https://youtu.be/P8JqK_HE8ls

CNN raporton se forcat ruse kanë qëlluar drejt turmës, duke plagosur të paktën një person.

https://youtu.be/4a5PkxObB_w

Ditën e sotme, gjendja është përkeqësuar edhe më keq. Kryetari i Enerhodarit, Dmytro Orlov, ka pohuar se forcat rezistente në hyrje të qytetit janë qëlluar me predha nga rusët, ndërsa sulmet e tjera kanë goditur pallatet përreth, si edhe një shkollë. Me një postim në rrjete sociale, Orlov tregon gjithashtu se energjia elektrike dhe uji, janë ndërprerë në disa lagje të qytetit.

Deri tani, është ende e paqartë nëse autoritetet ukrainase e kanë nën kontroll termocentralin bërthamor, apo rusët kanë mundur të thyejnë rezistencën.

@tn.lajmelokale
@tetovanews