Ballina Aktualitet Rajoni Mali i Zi me kryeministër shqiptar, Presidenti Gjukanoviq mandaton Dritan Abazoviqin për...

Mali i Zi me kryeministër shqiptar, Presidenti Gjukanoviq mandaton Dritan Abazoviqin për të formuar qeverinë e re (FOTO+VIDEO)

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njoftuar se mandatin për formimin e qeverisë i jep liderit të Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviq.

Gjukanoviq dhe Abazoviq janë takuar më herët gjatë ditës së sotme, mëson “Vijesti”, kur presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend ta japë mandatin.

“Përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi”, tha presidenti.

Ai shton se partitë tjera parlamentare nuk kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në konsultime për këtë temë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews