Ballina Bota Medvedev: Ja në çfarë situatash mund t`i përdorim armët bërthamore

Medvedev: Ja në çfarë situatash mund t`i përdorim armët bërthamore

Dmitry Medvedev, ish-president i Rusisë, për Guardian detajoi kushtet në të cilat Rusia do të përdorë armët bërthamore. “Numër një është situata kur Rusia goditet nga një raketë bërthamore,” tha ai. Rasti i dytë është çdo përdorim i armëve të tjera bërthamore kundër Rusisë ose aleatëve të saj, ndërsa i treti është “një sulm ndaj infrastrukturës kritike që do të paralizojë forcat tona parandaluese bërthamore”, tha ish-presidenti rus.

Si situatë të katërt, ai përmendi një akt të mundshëm agresioni kundër Rusisë dhe aleatëve të saj, i cili do të rrezikonte ekzistencën e vetë vendit, edhe pa përdorimin e armëve bërthamore, pra me përdorimin e armëve konvencionale.

“Vlerësohet se asnjë nga këto kushte nuk janë të pranishme. NATO ka thënë vazhdimisht se nuk do ta sulmojë kurrë Rusinë në mënyrë parandaluese, e lëre më të kërcënojë ekzistencën e Rusisë. Medvedev nuk e përmendi opsionin “Nëse NATO dorëzon avionë luftarakë në Ukrainë, as “nëse Rusia fillon të humbasë në fushën e betejës në Ukrainë”.

Sipas vlerësimit, krahasuar me doktrinën ruse para pushtimit të Ukrainës, nuk ka asgjë të re në atë që tha Medvedev për kushtet në të cilat Rusia do të përdorte armët bërthamore./TetovaNews

Video bonus:

Video bonus:

@tn.lajmelokale
@tetovanews