Ballina Bota Ministri rus tregon kushtin për një takim Putin-Zelensky

Ministri rus tregon kushtin për një takim Putin-Zelensky

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se një takim mes Presidentit Putin dhe homologut Zelensky mund të ndodhë vetëm për të nënshkruar një marrëveshje specifike.

Në një konferencë për mediat, ai tha se nuk ka pengesa për një takim mes liderëve të Rusisë dhe Ukrainës.

“Por takimi do të mbahej vetëm për një arsye, për të vulosur një marrëveshje konkrete për të cilën po punojnë momentalisht dy delegacionet”, tha Lavrov.

@tn.lajmelokale
@tetovanews