Ballina Aktualitet Rajoni Rusët “pushtojnë” dhe Beogradin

Rusët “pushtojnë” dhe Beogradin

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, në Beograd, por edhe në mbarë Serbinë, janë vërejtur një numër në rritje i njerëzve nga Rusia. Vijnë çifte të reja të martuara, por edhe familje të tëra me fëmijë, shumë vazhdojnë të bëjnë punën e tyre dhe të marrin apartamente me qira, e gjithnjë e më shumë po kërkojnë të blejnë pasuri të paluajtshme, raportojnë mediat e Beogradit.

Ata janë më të interesuar të marrin me qira banesa dhe shtëpi deri në 50 metra katrorë dhe për këtë janë të gatshëm të ndajnë nga 400 deri në 1000 euro në muaj.

Blic shkruan se ata janë të interesuar për prona të paluajtshme paksa më luksoze dhe me kalimin e kohës, gjithnjë e më shumë vendosin të blejnë prona të paluajtshme, edhe në lokacione qendrore.

Beogradi është padyshim në fokus dhe ka gjithnjë e më shumë reklama që e konfirmojnë këtë.

“Përshëndetje të gjithëve! Nevojitet urgjent apartament 2.5 dhoma për dy djem të punësuar nga Rusia në qendër të Beogradit për gjysmë viti. Çmimi deri në 700 euro pa faturë (nëse tre dhoma) ose dy apartamente për një person në qendër të qytetit njësoj (deri në 350 euro) Ju lutemi dërgoni ofertat në inbox. Faleminderit!”, thuhet në një reklamë.

Në një tjetër, një çift nga Moska thotë sa vijon:

“Kërkojmë banesë për një kohë më të gjatë në Beograd. Jemi shpërngulur për shkak të punës, kompania ndodhet në Serbi, kemi të afërm dhe jemi të regjistruar në adresën në Beograd ku jemi. Duam të gjejmë një apartament deri ne 400 euro ne Beograd. Gati të hyjmë brenda!”

Një taksist i tha Blic-it: “Dje u kam shërbyer dy djemve, pastaj një çifti të martuar me një fëmijë dhe më pas një çift tjetër të martuar. Rusët janë bërë gjithnjë e më të shpeshtë për kolegët e mi ditët e fundit. Më shpesh ata janë të rinj, deri në 45 vjeç.

Disa më thanë se punonin nga Moska për kompanitë botërore, porse tani nuk mund të paguanin për shërbimet e tyre dhe se kjo ishte arsyeja e zhvendosjes së tyre. Beogradi përmendet shpesh si një qytet motër që ata janë të sigurt se nuk do t’u shkaktojë atyre probleme”.

Ai shton se të gjithë ata që ka takuar kanë marrë me qira një apartament, por se shumë kanë pyetur për blerjen e pasurive të paluajtshme.

“Përshtypja është se ata kanë para. Një çift i martuar ka marrë me qira një apartament në qendër të qytetit për 800 euro. Apartament i bukur në dy kate”, thotë bashkëbiseduesi i Blic-it.

@tn.lajmelokale
@tetovanews