Ballina Bota Rusët rrëmbejnë katër gazetarë ukrainas

Rusët rrëmbejnë katër gazetarë ukrainas

Forcat ruse rrëmbyen katër gazetarë ukrainas nga shtëpitë e tyre, në qytetin Melitopol të Ukrainës mëngjesin e sotëm, tha Sindikata Kombëtare e Gazetarëve në Ukrainës.

Në një deklaratë në Telegram, sindikata tha se persona të armatosur shkuan në shtëpitë e publicistit Mykhailo Kumok, redaktores Yevhenia Borian dhe gazetarëve Yulia Olkhovska, Liubov Chaika. Ata “i morën dhe i çuan në një drejtim të panjohur”.

Unioni i Gazetarëve të Ukrainës raportoi se tre gazetarë u liruan pas një bisede “për nevojën për të bashkëpunuar me personat që i rrëmbyen.

Katër gazetarët e rrëmbyer kanë lidhje më gazetën “Melitopolskie Vedomosti”, një media me bazë në qytetin e pushtuar nga Rusia, Melitopol në jug të Ukrainës, raporton CNN.

Ata u mbajtën në një vend të panjohur për disa orë përpara se të liroheshin, tha sindikata. Ende nuk dihet gjendja e tyre. Të premten, media ukrainase Hromadske zbuloi se një nga gazetaret e saj, Victoria Roshchina, ishte zhdukur që nga 15 marsi./abcnews.al/

Artikulli paraprak“Lufta në Ukrainë drejt fundit!” Flet Jani Lufi, gjenerali shqiptar i ushtrisë ruse, refuzoi urdhrin e Enverit për t’u larguar nga Moska në 1960: Çernobili është i garantuar, ka sisteme të tilla sigurie që…
Artikulli tjetërFurnizimi me gaz, ministri gjerman i Ekonomisë firmosi marrëveshjen me emirin e Katarit