Ballina Bota S400 turke në Ukrainë? Erdogan thotë se s’mund të shkëputen nga Rusia:...

S400 turke në Ukrainë? Erdogan thotë se s’mund të shkëputen nga Rusia: Po ndërtojnë central bërthamor te ne

Presidenti i Turqisë ka hedhur akuza ndaj shtypit amerikan dhe administratës së vendit pas lajmeve ne Wall Street Journal se po flitej që turqit të dërgonin në Ukrainë raketat e saj S400.

Presidenti turk tha se “puna e amerikanëve ishte se si t’i hapin probleme Turqisë”, ndërsa theksoi se nuk mund të hiqnin dorë nga Rusia pasi rusët po ndërtonin në Turqi një central bërthamor, raporton abcnews.al.

Ky është një qendrim i fundit i Erdoganit duke e shkëputur Turqinë nga qendrimi i BE-së, i cili është plotësisht kundër Rusisë.

Lexo edhe: U krijuan nga vetë Rusia, SHBA i kërkon Turqisë që t’i japë Ukrainës sistemin “S400” kundër avionëve

Gazetari:

Ka një pretendim në shtypin amerikan sipas të cilit SHBA-të kërkonin që Turqia t’i jepte Ukrainës sistemin e saj të raketave S400. Turqia u përgjigj përmes Shefit të Zyrës së Komunikimit të Presidencës, i cili tha se Perëndimi në fillim duhet t’i japë pa asnjë kusht Turqisë raketat “Patriot” dhe avionët F-35 dhe pastaj mund të flitej. Më parë, ju keni thënë se çështja e raketave S400 është e mbyllur, pra ato do të mbeteshin në Turqi. Çfarë qendrimi keni tani mbi këtë gjë?

Erdogani:

Para së gjithash, sot jemi në të njëjtën pikë, ashtu siç thamë se kjo çështje është e mbyllur atëhere, kështu themi dhe tani: Diskutimet mbi raketat S400 janë mbyllur dhe ato mbeten pjesë e sistemit të mbrojtjes së Turqisë. Shefi ynë i Komunikimit ka dhënë përgjigjen e duhur në lidhje me pretendimin e Ëall Street Journal. Kjo përgjige mjafton dhe është tepër madje. Puna e tyre është që të bëjnë rrëmujë dhe të sjellin paqartësi dhe kaos. Vazhdimisht pyesin veten se ku mund ta dëmtojnë Turqinë diku, ku të na venë në telashe. Ne s’mund t’i lemë të kenë rezultat në këtë drejtim.

Sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, Erdogan tha se Turqia i vlerëson ato por nuk duhet të lejë menjanë raportet e mira që ka me Rusinë. Ai tha se rusët janë duke ndërtuar një central bërthamor në Turqi dhe kjo s’mund të lihej menjanë si çështje.

Lexo edhe: Turqia kushtëzon NATO-n: Na jepni avionët F-35 dhe raketat “Patriot” që të çojmë raketat S400 në Ukrainë
“Ne gjithashtu vlerësojmë disa qendrime të OKB-së për sa i përket sanksioneve, por të mos harrojmë se nuk është e mundur të lëmë mënjanë marrëdhëniet tona me Rusinë teksa marrim këto hapa.

Unë e kam shpjeguar këtë edhe më parë, pasi s’mund të marrim në konsideratë vetëm gazin që përdorim ne nga Rusia. Përveç kësaj, ne me Rusinë jemi duke ndërtuar një termocentral bërthamor. S’mund ta lemë mënjanë këtë që po bëjmë. Këtë ia thash dhe Macronit dhe ai më dha të drejtë. Pra, këtu nuk mund të lëshojmë. Nga ana tjetër jemi duke ndihmuar edhe ukrainasit. Kemi dërguar atje 56 kamionë me ndihma”, tha Erdogan. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews