Ballina Bota Samiti i NATO-s për Ukrainën, Biden në Bruksel javën e ardhshme

Samiti i NATO-s për Ukrainën, Biden në Bruksel javën e ardhshme

Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në selinë e NATO-s në Bruksel javën e ardhshme për një samit të jashtëzakonshëm të aleancës, shkroi misioni i SHBA-së në NATO në Tëitter të martën.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm në 24 mars në Bruksel për luftën në Ukrainë.

Stoltenberg shtoi se liderët do të “adresojnë pushtimin rus të Ukrainës, mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s”. Ai theksoi se në këtë “kohë kritike, Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku”. /abcnews.al

Artikulli paraprak“Jetojmë në një botë të çmendur”, Vuçiq i prerë: Të ruhet paqja në Ballkan me çdo kusht
Artikulli tjetërTre kryeministrat arrijnë në Kiev (FOTO)