Ballina Bota Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ukraina po shkatërrohet para gjithë botës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ukraina po shkatërrohet para gjithë botës

Ukraina është në zjarr, po shkatërrohet para gjithë botës.

Kështu ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në Twitter. Ai bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të armiqësive në Ukrainë dhe për bisedime serioze.

“Kjo tragjedi duhet të marrë fund. Ne kemi nevojë për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive dhe negociata serioze bazuar në parimet e Kartës së OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare,” shkroi ai në Twitter të hënën./TN

@tn.lajmelokale
@tetovanews