Ballina Bota Analiza Si Obama ofendoi Rusine: «Rusia është një fuqi rajonale që kërcënon disa...

Si Obama ofendoi Rusine: «Rusia është një fuqi rajonale që kërcënon disa prej fqinjëve të saj të afërt jo për shkak të forcës, por të dobësisë së saj»

E kishte gabim Obama kur e deklasonte Rusinë në fuqi rajonale. Ama kishte të drejtë. Kur Eurazia do të zëvendësojë Europën, Moska do të jetë gati? Përgjegjësia për konfliktin në Ukrainë është krejtësisht i NATO. Ka ardhur koha të ndalet ekspansioni i saj.

Në marsin e 2014, një javë pasi Krimeja u shpall zyrtarisht pjesë e Rusisë, presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama deklaroi se Moska kishte dhënë provë dobësie. Si u mbështet ne samitin mbi sigurinë bërthamore të Hagës, sipas mendimit të tij Rusia nuk ishte veçse një fuqi rajonale. «Rusia është një fuqi rajonale që kërcënon disa prej fqinjëve të saj të afërt jo për shkak të forcës, por të dobësisë së saj», tha presidenti amerikan. Uashingtoni ushtron një influencë ndaj fqinjëve të tij, por «në përgjithësi nuk ka nevojë t’i pushtojë që të ketë një raport të ngushtë bashkëpunimi me ta». Për qëllime kandisjeje, Obama afirmoi edhe se aksionet ndaj Rusisë «nuk përfaqësojnë rrezikun numër një për Shtetet e Bashkuara. Mbetem më i ppreokupuar për ndonjë shpërthim eventual bërthamor në Manhattan». Ky pohim pati një jehonë të gjerë dhe në fakt heterogjene. Në Shtetet e Bashkuara shumë e akuzuan Obamën se nuk e kapi situatën reale strategjike dhe rëndësinë e faktorit forcë apo të shtirej se nuk i kuptonte këto aspekte. Në Rusi reagimi kryesor qe ofendimi: si guxon të degradojë një superfuqi atomike në statusin e një fuqie rajonale? Dhe sidomos si guxon ta bëjë tani, pasi ajo ka bërë një hap vendimtar, në demonstrim të aftësisë së tij për të vepruar? Do të jetë për këtë motiv që Obama, pavarësisht personalitetit të tij në botë, në Rusi është një prej presidentëve amerikanë më pak të dashur dhe të respektuar. Në çdo rast, Obama preku një nerv të hapur.

Mund ta sintetizojmë kështu lajtmotivin e politikës së jashtme ruse e 20 – 25 viteve të fundit, domethënë qysh kur Federata Ruse është bërë një subjekt ndërkombëtar: Moska synon që të kthehet të jetë një prej aktorëve domethënës të skenarin gjeopolitik. Për sa e habitshme mund të duket, objektivi nuk ka ndryshuar gjatë të gjithë periudhës, megjithëse Rusia dhe liderët e saj mishërojnë fenomene të ndryshme në kohë. Për shembull, Rusia e 1995, ajo e 2005 dhe e 2015 janë vende krejtësisht të ndryshme njëri nga tjetri, por edhe parimet që u përmbaheshin liderët e saj diferencohen thellësisht. Jo vetëm Jelcini qe ndryshe nga Putini, por edhe vetë Putini i mesit të viteve ‘2000 dallohet nga Putini i mesit të viteve ‘10. Por të gjitha këto diferenca nuk duhet të kapen pas një fakti: kanë ndryshuar idetë lidhur me mjetet e prirura për ta arritur objektivin, por jo ky i fundit. Jelcini mendonte se vendi që Rusia meritonte të zinte në arenën ndërkombëtare mund të rifitohej duke bashkëpunuar me vendet lidere në nivel botëror dhe duke marrë pjesë aktivisht në organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme. Në fillimet e presidencës së tij, Putini vazhdoi energjikisht të avanconte qasjen e paraardhësit të tij, por e kuptoi se partnerët perëndimorë nuk qenë të interesuar për një rikthim të Rusisë në rangun e fuqisë së madhe. Qe pikërisht Putini ai që formuloi në mënyrë jashtëzakonisht konkrete çështjen e rivendosjes së statusit të vendit si objektiv kryesor i Rusisë dhe e bëri qysh nga fillimi. Artikulli i tij «Rusia në kapërcyellin e mijëvjeçarëve», i botuar një ditë përpara se të bëhej president ad interim më 31 dhjetor 1999, konkludonte kështu: «Ndoshta për herë të parë në 200 – 300 vjet (Rusia) gjendet ballë për ballë me rrezikun real e gjetjes në kompartimentin e dytë, në mos të tretë, të shteteve të botës. Që kjo të mos ndodhë, është e nevojshme një përpjekje e madhe e të gjitha forcave intelektuale, fizike dhe morale të vendit. Duhet një punë konstruktive dhe e koordinuar. Askush nuk do ta bëjë për ne në vendin tonë».

Politika e jashtme ruse midis 2007 dhe 2015 përfaqëson një lëshim drejt realizimit të objektivit të formuluar nga Putini, pasi që rruga e bashkëpunimit ndërkombëtar u njoh si një rreth vicioz. Kjo politikë mbledh gjykime të ndryshme, por askush nuk e vë në dyshim faktin që Rusia është kthyer midis vendeve që ushtrojnë influencë më të madhe në botë. Ajo që e dëshmon nuk është Ukraina e 2014, por Siria e 2015: për herë të parë nga koha e Bashkimit Sovjetik, Moska është transformuar në një aktor kyç në një konflikt jorajonal apo passovjetik, por global, ku merrninin pjesë të gjitha fuqitë kryesore botërore. Mund të thuhet se në atë moment detyrimi që Putini kishte marrë në 1999 u respektua. Kjo ka përcaktuar hapjen e një axhende të re gjeopolitike, po qe e mundur edhe më komplekse.

Por le të kthehemii tek deklarata e Obamës për Rusinë si fuqi rajonale. Në një farë kuptimi, presidenti amerikan kishte të drejtë, megjithëse synonte të thoshte diçka krejt tjetër. Obama donte të ridimensiononte peshën e Moskës, ndërsa nuk ka bërë tjetër veçse ka nënvizuar kriterin e duhur që takin përcakton influencën e një vendi në skenarin ndërkombëtar. Epokës së superfuqive po i vjen fundi dhe jo se pse Shtetet e Bashkuara apo Kina po dobësohet, por për shkak të ndryshimit të strukturës së politikës dhe të ekonomisë botërore. Këto janë diversifikuar gjithmonë, më pak universale; niveli rajonal tanë është përcaktues. Në këtë kuptim, mund të afirmohet se statusi i Rusisë është ai i fuqisë rajonale nënkupton ta nënvizojë peshën e saj, aq më shumë që në virtyt të një serie parametrash objektive, Moska posedon edhe instrumenta të ndryshme influence globale (karrigen e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB, armë atomike, një potencial ushtarak domethënës, resurse natyrale të mëdha). Duhet marrë në konsideratë pastaj se në çfarë rajoni specifik ndodhet Rusia në cilësinë e fuqisë së madhe: Eurazisë, rajon që historikisht ka përcaktuar ecurinë e gjeopolitikës globale dhe që do ta bëjë akoma më shumë në dekadat e ardhshme, dora dorës që bariqendra gjeopolitike e së cilës do të spostohet nga Europa në Azi. Prandaj, statusi i fuqisë rajonale nuk është aspak poshtërues për Rusinë, sa avantazhues dhe komod. Një çështje që megjithaatë del tani dhe që është me rëndësi jetime për stabilitetin rajonal në vitet e ardhsme nëse Rusia do të konfirmohet si fuqi rajonale dhe nëse do të njiihet si e tillë nga aktorët kryesorë, në radhë të parë nga ata perëndimorë. Tema është direkt e lidhur me rezultatet e 30 vjeçarit të kaluar nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik.

Vjeshta 2021 (vigjilje e përvjetorit të zhdukjes së Bashkimit Sovjetik) është shoqëruar gjithmonë nga preokupimi në rritje rretj stabilitetit të Europës Lindore. Teatri i përplasjes midis Rusisë dhe Ukrainës, por edhe i kundërvënies midis Bjellorusisë dhe Polonisë. Nëse ky i fundit varet direkt, për shumë aspekte, nga lideri bjellorus, i pari është me natyrë strukturore. Situata e raporteve ruso – ukrainase (ose në fakt ruso – amerikane në referim me çështjen ukrainase) mund të përfaqësojë një moment historik të rëndësishëm në rrugëtimin europian pas Luftës së Ftohtë. Mbi bazën e kësaj krize do të diskutohet mbi ruajtjen apo asgjësimin e themeleve mbi të cilin është ndërtuar gjeopolitika në Europë pas ribashkimit gjerman, pikënisje e vërtetë pasi pikërisht me vendimin e Gjermanisë së bashkuar për të aderuar në NATO nisi çmontimi konkret i sistemit të mëparshëm të sigurisë europiane. Tani nuk ka më kuptim të pyeten nëse kishte alternativa të mundshme. Gjëja më e rëndësishme është se postulati relativ me të drejtën e çdo vendi për të zgjedhur të aderojë në një aleancë politiko – ushtarake (ose më qartë, ta zgjedhë siç do sigurinë e tij), e sanksionuar nga Karta e Parisit për një Europë të re, është bërë themelore qysh atëhere. Prapa fjalëve të Kartës fshihej dashakeqësia: duke filluar nga 1991 është e mundur të aderohet në mënyrë unike në Paktin Atlantik, përderisa aleanca të tjera në Europë nuk ka më. Bashkimi Sovjetik, që mundësoi aderimin në NATO të Gjermanisë së bashkuar, me këtë në fakt imponoi zhvillimet e ardhshme të sigurisë europiane. Për sa i përket Rusisë që ankohej më pas, përgjigja ishte gjithmonë e njëjta: keni qenë vetë ju që e keni mundësuar!

Që vetë NATO ka rënë në kurth është bërë e qartë shumë më vonë. Zgjerimi automatik dhe, siç mendohej, i privuar nga problemet e Paktatit Atlantik qe një ndërmarrje gjeopolitiko – ideologjike, ndërsa aspekti ushtarak luante një rol dytësor. Kjo vlen si për qasjen konkrete e vendeve të reja anëtare ndaj gadishmërisë operative së bllokur, prej zellit me të cilin Aleanca synon që të vërë eventualisht në praktikë Nenin e 5, domethënë mbrojtjen reciproke midis të gjithë anëtarëve. Në nivel formal, gjëja pranohet, por është e vështirë që Uashingtoni apo kryeqytetet e tjera europiane kanë synuar ndonjëherë të hyjnë në luftë me Rusinë për të mbrojtur Letoninë apo Sllovakinë. Nuk është konsideruar kurrë një skenar i mundshëm. Nga njëra anë, ventiloheshin ide të mjegullta lidhur me aderimin e mundshëm të Rusisë në ndonjë strukturë të përbashkët sigurie. Siç duhej të konfigurohej në praktikë këtë strukturë eventuale nuk e imagjinonte askush; gjithçka ishte e kufizuar në reflektime abstrakte, ndërsa në sfondin e NATO mirëpriste gjithmonë anëtarë të rinj. Federata Ruse në dekadën e parë të ekzistencës ishte aq e varur nga partnerët e huaj sa të bindëte këdo që, edhe pse një kërcënim i tillë nuk lindi kurrë, do të mund të zbutej me metoda paqësore. Rivendosja e vetëmjaftueshmërisë së vendit do të kërkonte kohë. Duke pasur parasysh premisat, çdo tentativë ruse për të konkorduar garancitë juridike në fushën e sigurisë ishte i kufizuar a priori në arritjen e saj. Rusia mund të protestonte, pyeste, por çdo propozim i saj – i pastër ose jo që të ishte – presupozonte një konfrontim të barabartë, që Aleanca Atlantike, e mësuar që të çonte deri në fund arësyet e saj, nuk ishte e gatshme që t’i merrte. Anasjelltas, për Rusinë qëndrimi i NATO ishte i papranueshëm.

Pakti Atlantik mund t’i konsiderojë ose jo interesat e të tjerëve, por nuk do t’i vendosë në të njëjtin plan me të tijat. Midis viteve ’90 dhe ’10 të mijëvjeçarit të ri, ritingëllonte si një mantër supozimi se askush nuk mund të kishte të drejtë vetoje mbi marrëdhëniet e NATO me anëtarët aspirues. Natyrisht, faktikisht rregulli kishte edhe përjashtime. Le të merret samiti i Bukureshtit të Aleancës Atlantike NATO i mbajtur në 2008: atëhere Gjermania dhe Franca e refuzuan presionin e Shteteve të Bashkuar në favor të miratimit të Membership Action Plan (MAP) për Gjeorgjinë dhe Ukrainën, pasi i frikësoheshin hakmarrjes së Moskës; u arrit një kompromis, që e shtyu situatën drejt një rrethi vicioz, përderisa MAP për këto dy vende nuk kaloi, por në dokumentin final u deklarua se një ditë ato të ishin pjesë e Aleancës. Është shkruar në mënyrë të qartë dhe pa asnjë rezervë. Në nivel diplomatik Kremlini u sigurua se bëhej fjalë për një deklarim të thjeshtë: askush nuk do ta pranonte aderimin e këtyre dy vendeve, ishte një formalitet i thjeshtë, e kuptonin situatën dhe kështu me radhë. Megjithatë, ky ambiguitet themelor i njohur në mënyrë thuajse zyrtare përbalti marrëdhëniet politiko – ushtarake dhe diplomatike, duke fshirë bazat e besimit. Gjithçka u rëndua më tej për shkak të vetë ekzistencës së Bashkimit Europian, një organizatë dukshëm e palidhur nga NATO, por që faktikisht paraqitet si kornizë shtetesh me aset euroatlantik që përfshin pothuajse vetë shtetet anëtare të Aleancës. Konfrontimi me Rusinë, i thelluar në 2014 si pasojë e Euromaidanit, ka niveluar në mënyrë definitive kufijtë gjeopolitikë midis të dy strukturave europiane. Të paktën për Moskën, ato janë zhdukur krejtësisht.

Situata, gjithnjë e më e komplikuar dhe nebuloze, komplikohet tani për shkak të dinamikave të brendshme në mazhorancën e shteteve europiane, Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Ukrainën dhe vendeve të tjera të periferisë lindore europiane. Këto dinamika janë të afta të anullojnë kalkulimet strategjike të kujt nga lart beson të luajë në mënyrë më të aftë, edhe kur është e bindur të reagojë aq më shumë ndaj lëvizjeve të kundërshtarit. Ajo që e bën situatën e rrezikshme është mungesa e kuptimit reciprok lidhur me atë çka po ndodh. 30 vite nga fillimi i kësaj epoke të re, në Moskë është e qartë se të vazhdohet të bazohesh mbi jo thënie dhe miklime bëhet më pak efikas dhe provokon vetëm një përkeqësim të krizës. Kur Vladimir Putini në diskutimin e tij në Ministrinë e Jashtme në nëndorin 2021 ka kërkuar që të përpunojë bashkë me bashkëbiseduesit perëndimorë një sistem jetëgjatë në kohë që i garanton sigurinë Rusisë, nuk bëhet fjalë për një nxitje të radhës në stilin e viteve ‘2000. Sot nevojitet të flitet konkretisht për një anullim të parimit të aderimit të lirë të shteteve në aleancën që zgjedhin vetë. Për gjeopolitikën tradicionale të bazuar mbi ekuilibrin e forcave, ky parim është i privuar nga kuptimi, megjithëse në dekadat e fundit e konsiderojnë të gjithë një aksiomë. Kjo qasje ka ezauruar mundësitë e saj. Megjithatë, duket se të ndërtosh një kornizë të re nëpërmjet negociatave politiko – diplomatike është e pamundur.

Kemi arritur politikisht në limit dhe tani polemika (tashmë e vjetër) mbi zgjerimin e NATO në një farë mënyre duhet zgjidhur: ose të konfirmohet paapelueshmëria e së drejtës së Aleancës për t’u zgjeruar (deri më tani dhe në të ardhmen), ose në të kundërt të njihet se logjika për të cilin shtetet kanë të drejtën që të aderojnë në një aleancë (logjikë mbi të cilën bazohet ideja e zgjerimit të NATO qysh nga 1991) nuk është më e vlefshme. Ky opsion i fundit do të përcaktonte një kthesë radikale, por në të dyja rastet rreziqet janë të shumta. Projekte organesh të mundshme kozmetike që imitojnë ndërveprimet midis Rusisë dhe NATO kanë dështuar prej kohësh. Konfrontimi paraushtarak është rinovuar dhe Pakti Atlantik duhet t’i arrijë premtimet e tij. Megjithatë, në radhë të parë, për të përdorur një eufemizën, vendet anëtare janë pak të prirur për të ndërhyrë në misione të rrezikuara. Në radhë të dytë, mbrojtja e një serie vendesh të hyra në NATO në vitet ’90 – ‘2000 (si republikat balltike) është komplekse nga një pikëpamje ushtarake. Në radhë të tretë, shkalla e divergjencës e pikëpamjeve brenda vendeve të Aleancës është e pakrahasueshme respektivisht një kohe. Problemi, më pari shprehimisht teorik, i garancive të mbrojtjes reciproke të ofruara anëtarëve të rinj mund të bëhet sot konkrete, megjithëse është e vështirë të imagjinohenë realitet këtë skenare të tmerrshëm për të cilët flasin më të «rinjtë» në Aleancë (për shembull, ideja se Putini mund ta vërë në provë NATO duke sulmuar vendet balltike apo Poloninë). Duket se në Moskë ka më shumë respekt për Aleancën sesa jo për Rigën dhe Talinin dhe se këtu nuk ushqehen dyshime mbi faktin se ajo do t’i mbajë premtimet e saj. Por kur çështja u intereson vendeve që nuk janë pjesë e NATO, por që sillen sikur për momente të ishin, rreziku i përplasjes rritet. Problemi që ka çuar në luftën ruso – gjeorgjiane të 2008 mund të riparaqiten.

Mungesa e garancive formale nga ana e NATO, bashkuar me ventilimin e një mbështetjeje formale në nivel politiko – ideologjik dhe pjesërisht ushtarak ndaj këtyre vendeve joanëtare, krijon një «zonë të hirtë» të papërcaktuar. Kur Putini u kërkon diplomatëve të tij që të mbajnë gjallë një «tension» të caktuar kundrejt Perëndimit, u kujton atyre një gjë gjithmonë të vlefshme: se çdo mungesë vëmendjeje ndaj këtyre «zonave të hirta» mund të ketë pasoja të rënda. Është një paralajmërim që sipërfaqësia strategjike, indiferenca ndaj «vija e të kuqe» të deklaruara nga Moska mund të përfundojë keq. Sigurimi i situatës në Europën Lindore është një sinjal i faktit që parimi në bazën e hapësirës së sigurisë së përcaktuar 30 vite më parë nuk funksionon më. Zgjerimi i NATO ka dizajnuar një peizazh gjeopolitiko – ushtarak nuk të cilin jetojmë tani. Ruajtja e këtij aseti mund të përcktojë eskalim ushtarak, ndërsa refuzimi do të kërkojë një rishikim rrënjësor të sistemit të «vijave të kuqe». Për shembull, mund të konsiderohet se kthehet në konceptin e «finlandizimit» të epokës së Luftës së Ftohtë, me përfundimin e së cilës ka filluar të perceptohet në mënyrë kritike; por çdo gjë ndryshon në kohë.

Në distancën e 30 viteve, çështja e strukturës rajonale së Europës është ende e hapur. Në vetëvete Europa është bërë një periferi strategjike: nuk posedon një vullnet politik unik dhe është gjithnjë e më shumë e rudhur në vetëvete. Rusia është historikisht dhe kulturalisht e lidhur me Europën dhe nuk është e mundur të prishet kjo lidhje. Njëkohësisht roli i Rusisë në skenarin ndërkombëtar varet në pjesë minimale nga marrëdhëniet e saj me Europën, përderisa ngjarjet themelore në nivel global do të mbahen në jug dhe në lindje të kufijve rusë. Ka një paradoks në faktin që ndërsa Rusia do ta mbyllë kapitullin e lidhur me rezultatet e Luftës së Ftohtë dhe me kolapsi e Bashkimit Sovjetik, kjo temë do të vazhdojë t’ia heqë vëmendjen nga çështje të tjera më të rëndësishme. Për të arritur marrëveshjet e reja mbi sigurinë europiane, Rusia do të duhet t’i përdorë aftësitë e saj jo në Europë, por në nivel botëror. Nëse nuk do ta bëjë, është e pamundur të imagjinohet se bashkëbiseduesit perëndimorë do të rishikojnë «shenjtërinë» e rregullave të dyvjeçarit 1990 – 1991. Me të arritur objektivat e vendosur në kapërcyellin e mijëvjeçarëve, Rusia nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit të saj në rendin e ardhshëm global dhe do të duhet ta bëjë në vitet e ardhshme. Është ky rezultati i çuditshëm i 30 viteve të kaluara nga shembja e Bashkimit Sovjetik.

(Fedor Lukjanov është Drejtor i Russia in Global Affairs. Profesor, hulumtues shkencor pranë NRU Higher School of Economics të Moskës. President i Këshillit për Politikën e Jashtme dhe të Mbrojtjes)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

@tn.lajmelokale
@tetovanews